Panorama Sport (Albania)

Luftëtari bind ish-sulmuesin e Olimpiakos­it, jehonë në Greqi

- Tomor Shehu

Majkëll Olaitan është prurja e parë e Luftëtarit për sezonin e ardhshëm. “Panorama Sport”, dy ditë më parë, bëri të ditur emrin e 26-vjeçarit nigerian si përforcimi­n e parë të merkatos së verës. Madje, nuk kanë munguar dhe lajmet që vijnë nga mediat greke, të cilat ish-sulmuesin e Olimpiakos­it e shohin lojtar të bluzinjve. Një goditje e beftë dhe për më tepër cilësore, thuhet në mediat greke nga ana e klubit të Luftëtarit. Do të mjaftonin 25 performanc­at e sulmuesit nigerian, Majkëll Olaitan, dhe 11 rrjetat e tundura me fanellën e Olimpiakos­it, që shtypi

sportiv grek t’i bëntë jehonë afrimit të parë të bluzinjve. Me qëllim zgjidhjen sa më shpejt të temës më të nxehtë, asaj të trajnerit, burime konfidenci­ale bëjnë me dije se drejtuesit e Luftëtarit kanë udhëtuar drejt Greqisë për të vendosur ndoshta përfundimi­sht pikat mbi “i”.

ERALDO HYSENI

- Luftëtari i sezonit të mbyllur një muaj më parë të bën skeptik për të pasur në sezonin e ardhshëm skuadrën e ëndrrave, premtuar dy javë më parë nga presidenti Grigor Tavo. Parë në këtë këndvështr­im, ku boshti i skuadrës së sezoneve të fundit humbi

cilësinë e “ingranazhe­ve”, që funksionua­n thuajse në perfeksion, drejtuesit e Luftëtarit janë të prirur për “rikompozim­in” dinjitoz të skuadrës. Rikonfirmi­mi i lojtarëve të perspektiv­ës, pjesë e Luftëtarit, sezonin e mbyllur një muaj parë, mbetet projekt për t’u realizuar vit pas viti si “burim të ardhurash”. Pjesë e gjirokastr­itëve, mesfushori beratas, Erald Hyseni, është një nga të rinjtë e perspektiv­ës që ofron besnikëri për të ardhmen. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, 19-vjeçari Hyseni lidhur me përvojën sezonale te Luftëtari dhe për të ardhmen, u

shpreh: “Në rrafshin personal besoj se duhet të bëja më mirë dhe më shumë. Pavarësish­t minutave që kam marrë në edicionin e fundit, besoj se kam fituar më shumë siguri dhe besim në vetvete. Me Luftëtarin kam nënshkruar për katër sezone. Sezoni që lamë pas ishte sezon sakrifice e djerse. Fundi mund dhe duhet të ishte më i lumtur. Siguruam mbijetesën dhe duhet të bëjmë më shumë të gjithë bashkë, pavarësish­t se një pjesë e lojtarëve që luajta nuk janë në organikën e skuadrës së ardhshme. Jam pjesë e Luftëtarit për tri sezone të ardhshme. Pse të mos e shoh në të ardhmen e afërt veten time në një tjetër skuadër?! Më parë më duhet të afirmohem dhe të përligj fanellën e Luftëtarit”, tha Hyseni.

 ??  ?? Majkëll Olaitan
Majkëll Olaitan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania