Panorama Sport (Albania)

Renato Arapi shqetëson stafin, Teutën e karikon... ish-kapiteni

- HOXHA Zamir Qypi

Teuta vazhdon përgatitje­t në Bansko të Bullgarisë, me stafin teknik që po mundohet t’u marrë maksimumin lojtarëve në këtë periudhë. Ndeshja e parë në Ligën e Europës e durrsakëve është më 11 korrik ndaj Ventspils në Letoni. Skuadra durrsake ka bërë disa ndryshime në kontingjen­tin e saj, duke larguar 8 dhe afruar po kaq futbollist­ë. Dje, ekipit iu bashkuan edhe fantazisti Sherif Kallaku, i cili kaloi problemin e vogël që kishte në hundë, si dhe afrimi më i fundit, sulmuesi Darko Nikaç. Gjatë ditëve të fundit, ajo që ka shqetësuar stafin teknik ka qenë dëmtimi i mbrojtësit Renato Arapi, por edhe i mesfushori­t Fabian Beqja. Arapi ka pësuar një tërheqje të lehtë në kofshë, që e detyroi të mos luante në miqësoren kundër Botevit dy ditë më parë. Edhe Beqja ka probleme fizike dhe të dy lojtarët po vazhdojnë periudhën e riaftësimi­t, duke mos u stërvitur me grupin. Fizioterap­isti i Teutës, Aden Gripshi, ka sqaruar për “Panorama Sport”, se gjendja e të dy lojtarëve po përmirësoh­et. “Për fat të mirë, dëmtimet janë të një grade të lehtë dhe nuk duan shumë kohë për t’u riaftësuar. Gjithsesi, nuk duam të rrezikojmë për t’i aktivizuar lojtarët në ndeshje miqësore”, ka thënë pjesëtari i stafit mjekësor të durrsakëve. Ndërkohë, në program, skuadra durrsake ka zhvillimin e një ndeshjeje miqësore të enjten ndaj Akademija Pandev, klubit maqedonas që financohet nga ish-sulmuesi i Interit, Goran Pandev.

– Pas rikthimit te Teuta, mbrojtësi Rustem Hoxha ka folur me optimizëm për ndeshjet që e presin ekipin në Ligën e Europës. Në një bisedë për “Panorama Sport”, lojtari që ka mbajtur për vite me radhë edhe shiritin e kapitenit, fillimisht foli për përgatitje­t në Bullgari. “Po kryejmë nga dy seanca stërvitore në ditë, çka ka bërë që të marrim ngarkesë të madhe, ndryshe nga stërvitjet e zakonshme. Por, fatmirësis­ht, nuk kemi pasur dëmtime dhe lojtarët janë në formë të mirë. Një gjë të tillë e kemi treguar edhe në ndeshjen miqësore që luajtëm ndaj Botev. Vërtet kemi humbur minimalish­t, por kemi krijuar shumë raste për shënim. Besoj se deri më 11 korrik do të jemi në formën e duhur. E dimë që nuk është e lehtë ndaj Ventspils, por ne besojmë te grupi që kemi dhe jam i bindur që do ia dalim”, deklaroi Hoxha.

 ??  ?? Arapi dhe fizioterap­isti Gripshi
Arapi dhe fizioterap­isti Gripshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania