Panorama Sport (Albania)

Presidenti i Ventspils: Nuk e doja Teutën, por e eliminojmë

-

Multimilia­rderi rus, Adlan Shishkhano­v, nuk dëshironte që të kishte përballë Teutën e Durrësit, por sipas tij, edhe këtë herë Ventspils do të kalojë ekipin shqiptar, ashtu siç bëri edicionin e kaluar ndaj Luftëtarit. Presidenti i ekipit letonez ka folur dje për faqen zyrtare të klubit, duke komentuar për herë të parë shortin në Ligën e Europës. Shishkhano­v ka qenë president i klubit moldav, Dacia Kishinjev, nga viti 2013 deri në dhjetor 2017, kur dhe vendosi të spostohej në Letoni për të investuar te Ventspils. Në sezonin e tij të parë te Dacia, moldavët luajtën në Ligën e Europës, pikërisht ndaj Teutës, duke u kualifikua­r pas fitores 2-0 në shtëpi, ndërsa në Durrës takimi kishte përfunduar me triumfin 3-1 të “djemve të detit”. Tashmë, gjashtë vite më pas, Shishkhano­v beson te një tjetër kualifikim. “E pranoj haptazi, që nuk doja fare një klub shqiptar apo ballkanas në Ligën e Europës. Çdo gjë tjetër do e pranoja, por jo ekip shqiptar. Nuk është e thjeshtë për ne, por ky është shorti dhe s’kemi çfarë të bëjmë. Më pëlqejnë skuadrat shqiptare, për më tepër që pak vite më parë e kam pasur kundërshta­r Teutën. Ky është viti i dytë radhazi që luajmë me shqiptarët, disi e çuditshme. Megjithatë, unë besoj se do ta kalojmë me sukses edhe këtë vit. Në raundin tjetër kemi Hajdukun që na pret, një klub i një tjetër niveli. Por, ne tani duhet të mendojmë vetëm për Teutën. Kur të vijë moment i Hajdukut, do të mendojmë edhe për ta. E rëndësishm­e është që t’i përdorim të gjithë lojtarët dhe të mos mbajmë asnjë rezervë ndaj Teutës”, deklaroi presidenti i Ventspils, që në kampionat letonez po kalon një krizë rezultates­h. Edhe dje rivali i Teutës barazoi në shtëpi me FK Spartaks.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania