Panorama Sport (Albania)

Administra­tori konfirmon 9 afrime tek Erzeni: Teqja, në pikëpyetje

Keçi: Po provohet diku tjetër, por s'e deklaron

- Fiqiri Shehu

Altin Keçi sqaron dilemat e merkatos. Administra­tori i Erzenit konfirmon se aktualisht 9 lojtarë mund të konsideroh­en të afruar dhe se 4 të tjerë janë të konfirmuar nga sezoni i kaluar. E megjithatë, ka edhe dilema dhe rasti konkret është ai i Mario Teqjes. Fakti që mbrojtësi 23-vjeçar po provohet në ekipe të tjera ka shqetësuar drejtuesit. Numri një i klubit të shijakasve thekson gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport" se deri në datën 15 korrik, organika do të jetë gati për të nisur nga puna për sezonin e ri. "Erzeni do të jetë i kompletuar më 15 korrik. Kjo është data e përcaktuar për fillimin e përgatitje­ve për sezonin e ri futbollist­ik. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kemi kontaktuar mjaft lojtarë për të ndërtuar organikën, këtu përfshi jo vetëm ata që do të afrojmë, por edhe ata që i kishim në ekip në kampionati­n e fundit, deri më tani mund të them se vetëm 9 futbollist­ë janë në planet e klubit. Për të qenë nuk do të jenë më pjesë e Erzenit. Orjan Xhemalaj dhe Vjali Mahmuti e kanë mbyllur me shijakasit, ndërsa i larguar është edhe Xhonatan Lajthia, të cilit i ka mbaruar periudha e huazimit prej Teutës.

më konkretë, janë 3 ganezët, si dhe Dikson që e morëm nga Besa e Kavajës. Këta katër futbollist­ë do të jenë të strehuar në ambiente të përshtatsh­me me të filluar edhe stërvitja. Krahas tyre, është edhe mbrojtësi Biba, por edhe 5 të afruar nga të rinjtë. Sakaq, nga sezoni i kaluar, të konfirmuar janë: R.Troplini, Dragoshi, Ramilli dhe A.Kllari. Ky i fundit ka vuajtur një dëmtim të gjatë, por tashmë është rikuperuar plotësisht. Mendoj se deri tani organika e Erzenit është e përberë nga 9 futbollist­ëdhe me pikëpyetje është Mario Teqja, i cili është në provë me skuadra të tjera, edhe pse nuk i deklaron. Po ashtu, mund të quhet i larguar Orjan Xhemalaj, i cili dimë që ka ikur te Teuta. Gjithsesi, koha është e mjaftueshm­e deri në mesin e muajit korrik për të konfigurua­r afërsisht grupin që do të përfaqësoj­ë shijakasit për edicionin 2019-2020", përfundoi administra­tori i Erzenit, Altin Keçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania