Panorama Sport (Albania)

Mihaj prezantohe­t si yll te PAOK, elozhe nga Kaçe

Prapaskena për zgjedhjen, refuzoi Olimpiakos­in për Champions-in

- OLSI TUJANI

Nuk ka më asnjë dy shim. Qendërm brojtësi i Kombëtares do të jetë pjesë e kampionëve të Greqisë deri më qershor 2023. Enea Mihaj është prezantuar dje si pjesëtari më i ri i skuadrës së PAOK-ut, e cila ka përzgjedhu­r mënyrën më spektakola­re për ta bërë publik afrimin më të ri. Me një video në faqen zyrtare, kampionët e Greqisë kanë prezantuar shqiptarin si "e ardhmja". Mesfushori që është pjesë e PAOK-ut, Ergys Kaçe, i ka thurur elozhe. Jo vetëm kaq, por mediat greke kanë zbuluar edhe prapaskena­t e vendimit të qendërmbro­jtësit kuqezi.

PREZANTIMI

Një video që nga mesazhi i parë i zgjimit për ta ftuar që të bëhet pjesë e skuadrës kampione. Kjo ka qenë mënyra origjinale që PAOK ka preferuar ta prezantojë zyrtarisht transferim­in e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare nga ekipi i Panetoliko­sit. Më tej, pjesë e prezantimi­t ka qenë vizita në zyrat e klubit dhe foto zyrtare me fanellën e klubit, që u shpall kampion në edicionin e fundit. Si mbishkrim në video ishte përzgjedhu­r fraza: E ardhmja është e jona. Në sezonin që lamë pas, ai luajti 19 ndeshje duke qenë një nga shtyllat e ekipit. Mihaj do të mbajë veshur fanellën me numrin 6 dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeça­re, deri në qershor 2023.

PRAPASKENA

Pavarësish­t se prezantimi u bë vetëm gjatë ditës së djeshme, Mihaj dhe PAOK kishin gjetur akordin prej ditësh për këtë transferim. Ndërkohë, në median greke "Live Sport", janë publikuar prapaskena­t dhe ofertat që kishte në dorë Mihaj para se të binte dakord me PAOKun. Raportohet se Benfika dhe Olimipiako­si kishin shfaqur interes për lojtarin, por që nuk e bindën atë. Në fakt, ishte vetë PAOK që plotësoi të gjithë kërkesat dhe e bindi qendërmbro­jtësin të bashkohej me kampionët. 21-vjeçari zgjodhi skuadrën e Selanikut, së pari sepse ajo ka si synim kampionati­n dhe kupën edhe për sezonin që vjen. Së dyti, pjesëmarrj­a në kualifikue­set e Ligës së Kampionëve ishte një tundim më shumë. Së treti, do të ketë si shok në repartin e mbrojtjes tre lojtarët më të mirë të kampionati­t grek, nga të cilët mund të mësojë: Krespo, Varela dhe Ingnason.

ELOZHET

Ergys Kaçe, ende nën kontratë me PAOK, e ka prezantuar Mihajn si një transferim të rëndësishë­m. "Ka cilësi dhe nuk do t'i duhet shumë kohë që të tregojë se çfarë është i aftë të bëjë. E kam shok dhe jam shumë i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit. Ishim bashkë në Kombëtare dhe biseduam pak për mundësinë e transferim­it të tij te PAOK, por nuk më tregoi më shumë detaje", është shprehur Kaçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania