Panorama Sport (Albania)

Shqipëria shkatërron Greqinë për 87 minuta

Formacioni i Arben Sakos vë në "vitrinë" Bakirin dhe Çelën

- ARTIN LLESHAJ

Shqipëria U-20 në volejboll për mesh kuj vazhdon të dhurojë spektakël në Kampionati­n Ballkanik U-20, që po zhvillohet në Tiranë. Pasi dominoi ndaj Kosovës në takimin e parë në Grupin A, ku triumfoi pastër 3-0, dje, përfaqësue­sja e drejtuar nga trajneri Arben Sako shkatërroi edhe Greqinë me të njëjtin rezultat, 3-0. Takimi i luajtur dje në sallën sportive "Feti Borova" dhuroi spektakël dhe shumë emocione për qindra të pranishmit që e ndoqën nga afër këtë ndeshje. Ata që i dhanë edhe më shumë bukuri kësaj sfide, ishin grupimi i "Tifozëve Kuqezi", të cilët nuk reshtën për asnjë moment së përkrahuri kombëtaren tonë, duke qenë edhe lojtari i shtatë në fushë. Për sa i përket ndeshjes, ajo fillon me shumë rivalitet, ku të dyja ekipet luftojnë dhëmb për dhëmb në çdo pikë. Për të përcaktuar fituesin e setit të parë do të nevojiten pikët shtesë, aty ku të rinjtë kuqezi tregohen më të saktë dhe fitojnë 26-24. Edhe seti i dytë luhet me ritëm të lartë dhe rezulton tepër spektakola­re, ashtu sikurse ai paraardhës, por edhe këtë herë Shqipëria nuk fal dhe i ndëshkon sërish grekët me të njëjtin rezultat, 26-24. Seti i tretë nuk ka shumë histori, pasi Shqipëria dominon në çdo aspekt ndaj helenëve dhe i shpartallo­n me rezultatin 25-16. Kështu, pas një takimi që zgjati 87 minuta, kombëtarja jonë

siguron një fitore me shumë vlera, që i afron edhe më shumë me zonën e medaljeve. Djemtë e drejtuar nga Arben Sako tregohen thjesht fantastikë, duke zhvilluar një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Bakiri dhe Çela, dy lojtarët e Partizanit, pasi ishin

vendimtarë në fitimin e titullit për skuadrën kryeqyteta­se, bëjnë diferencën edhe në kombëtaren U-20. Veçanërish­t kapiteni Bakiri, i cili ishte i papërmbajt­shëm, me pikë të realizuara në të gjitha format, si nga shërbimi, blloku apo me goditje të fuqishme.

 ??  ?? Foto: F. Hazisllari
Foto: F. Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania