Panorama Sport (Albania)

Kanavaro: Juve-Sarri super, Milani një grup të marrësh

"Konte studioz, Pjaniç vendimtar. Napolit i duhet Manolas"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ato shënime, Fabio Kavanavaro i mbante që prej kohëve kur luante. Sepse trajnerë për të këtilla niveleve lindin, përpara se të bëhen. Në ato fletore, mbrojtësi i bërë trajner shënon çdo detaj të punës së të tjerëve, që e konsideron interesant. "Topi i Artë" 2006, në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", komenton treshen e trajnerëve më të kuotuar për garën e ardhshme të titullit në Itali. Ançeloti, Konte dhe Sarri, në rend rigoroz alfabetik, por edhe sipas trofeve të fituar.

Teknikë që kanë fituar në nivel ndërkombët­ar. Seria A rifiton kuota.

Uroj që kampionati ynë të rritet! Konte dhe Sarri rikthehen të pasuruar nga eksperienc­a me Çelsin, Ançeloti ka fituar gjithçka gjatë xhiros në Europë. Por nuk është se Alegri apo Spaleti ishin të dobët. E kuptoj që në situata të tilla, ose ndryshon lojtarë, ose trajner. Dhe zgjidhja e dytë është më e thjeshtë për t'i ridhënë stimuj skuadrës.

Le t'i hapim shënimet...

Edhe pse të ndryshëm në tipin e lojës, Antonio dhe Mauricio janë të ngjashëm. Kujdesi për detajet, detyrat e përcaktuar­a saktë për çdo futbollist. Studimi i thellë për çdo karakteris­tikë të kundërshta­rit. Me Karlon, personalis­ht mësova të mbroj nga zona dhe më lart dhe ai ka një karizëm të shkëlqyer dhe për shkak të sjelljes së tij konstante, është gjithnjë i besueshëm me lojtarët.

Sarri te Juve "zhbllokon" popullarit­etin e Ançelotit te Napoli?

Le t'i lëmë çështjet e tradhtisë, sepse flasim për profesiona­lizëm. Sipas meje, Napoli i sezonit të shkuar, prej janarit, vuajti shkëputjen e thellë të Juventusit në kampionat, që shoi entuziazmi­n. Me Sarrin, njerëzit argëtohesh­in më shumë dhe ëndërronin titullin. Tani situata mund të ndryshojë në favor të Karlos.

Sepse Sarri është armik?

Jo, sepse Ançeloti e nis punën nga një bazë dhe e ka strukturën e skuadrës shumë mirë të përcaktuar. Të tjerët duhet ta nisin punën nga zeroja dhe kanë nevojë për kohë. Shpresojmë që ambienti t'ua

japë.

Çfarë do të thotë?

Shpresoj që të mos bëjnë të "paguajë" Sarrin dhe Konten dhe precedentë­t e tyre, respektivi­sht të antijuvent­izmit dhe juventizmi­t. Futbolli përbëhet nga provincial­izma, por klubet janë solide për të arsyetuar mbi projektin.

Pra, pritet një nisje sprint e Napolit. Dhe nëse vjen Hames, rriten kuotat.

Një nisje e mirë e Napolit mendoj se është e mundur. Hames do të sjellë me siguri entuziazëm, por vetëm ai nuk

mjafton për titullin.

Çfarë nevojitet?

Kapërcimin në cilësi e bën me Manolas. Greku në dyshe me Kulibalin do të ishte i shkëlqyer. Dinë të mbrojnë lart dhe poshtë, në hapësira të ngushta dhe të gjera. Janë të shkëlqyer në situatat një kundër një. Me dy si ata, mund të sulmosh me më shumë forca dhe të krijosh superiorit­et numerik. Klubet e mëdha kanë lojtarë me këto karakteris­tika për t'i shkuar deri në fund Champions-it. Liverpuli ka Van Dajkun,

Reali Ramosin dhe Varanin. Ajaksi i shkoi shumë pranë Champions-it me De Ligtin.

Holandezi është pranë Juves.

Duhet një qendërmbro­jtës i tillë për të fituar Champions-in. Është e domosdoshm­e, përndryshe është e vështirë.

Dhe si e shikoni Juven e Sarrit?

Në Itali mbetet favorite, por në Europë duhet diçka më shumë. Mbi të gjitha, në transfertë. Atje matet forca dhe mentalitet­i i trajnerit të ri

është i rëndësishë­m. Veç të tjerash, Mauricion e Çelsit e shoh më elastik dhe efikas mbi skuadrën. Te Juve mund t'i shfaqë më mirë cilësitë e tij. Fitimi i topit me presing lart, kur me Alegrin të gjithë lojtarët ishin pas linjës së topit, mund të jetë vendimtare në transferta­t europiane.

Kush nga lojtarët do të përfitojë më shumë me Sarrin?

Vë bast për Pjaniç. Plus Zhorzinjo. Bernardesk­i si sulmues krahu dhe Kaudrado, ekuilibrue­si "alla" Kajehon.

Po Interi?

Ishte që më parë e fortë si organikë dhe Antonio po ndërhyn në disa role kyç. Me të pa dyshim do të rritet ritmi.

Milani duket larg nga tri të parat...

Edhe vitin e shkuar ishte. Por puna e shkëlqyer e Gatuzos kamufloi shumë të meta. Rino u largua si zotëri dhe më çudit fakti që ka habitur gjesti i tij. Dërgoi përpara një skuadër që ishte një grup të marrësh. Mjafton të shohësh zënkat mes lojtarëve.

 ??  ??
 ??  ?? Fabio Kanavaro 45 vjeç, trajneri i Kinës
Fabio Kanavaro 45 vjeç, trajneri i Kinës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania