Panorama Sport (Albania)

Lautaro sinjale Kontes, Interi gati edhe për tre... pyka

-

Argjentina vijon të vuajë, por fiton dhe ndaj Katarit siguroi çerekfinal­et e Copa Americas. Kur të gjithë presin nga Mesi, ylli i vërtetë po rezulton Lautaro Martinez. Fitoi penalltinë që solli një pikë ndaj Paraguait, ndërsa të dielën iu dha fitoren të tijve. Në kombëtaren argjentina­se, është goleadori i periudhës postBotëro­r, me pesë gola në shtatë paraqitje, shifër që merr përmasa edhe më të mëdha kur krahasohet me vetëm tri realizimet e Mesit.. Përveç tifozëve, edhe mediat po e ngre në qiellin bomberin e Interit, i cili te zikaltrit diti të mbajë edhe peshën e mungesës së Ikardit. Ndaj Katarit ai luajti titullar në krah të Agueros dhe Mesit, me këtë të fundit që nuk e fsheh faktin se ndihet komod me 21vjeçarin si partner sulmi. Fakti që Argjentina tregoi cilësi me futjen e mëpasme të Dibalës nuk ia ul meritat sulmuesit të Interit, i cili, përveç ftohtësisë përpara porte, po tregon edhe karakteris­tika prej lideri.

SKEMA – Tek Argjentina, edhe pse luhet me tre sulmues, Mesi ka detyrën që të furnizojë partnerët. Me dikë si “Pleshti” puna mund të jetë më e lehtë, por mbetet fakt që krah numrit 10, Lautaro shënon dhe ekzalton. Së bashku me Agueron, ndaj Katarit shënuan nga një gol secili, duke gabuar të paktën po aq raste të pastra. Kërkesa për të pasur një ekip sa më ofensiv, mësohet se ka ardhur nga vetë Leo Mesi, që duke parë përshtatje­n me yllin e Interit, nuk është çudi që të ketë sugjeruar edhe pozicionet në sulmin argjentina­s. Edhe vetë tekniku e pranoi kënaqësinë e paraqitjes së sulmuesve të tij, duke deklaruar pas ndeshjes me Katarin: “Lautaro dhe

Aguero bënë një punë të paqme dhe të gjithë i pamë frytet”. Duket si një sinjal se tredhëmbës­hi do të vijojë edhe ndaj Venezuelës, ndaj nuk është për t’u përjashtua­r fakti që edhe Konte të përdorë modelin argjentina­s tek Interi, ku Lautaro mund ta gjejë veten me Lukakun dhe Xhekon në krahë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania