Panorama Sport (Albania)

Torreira më pranë kuqezinjve, Kabak kërkon edhe 24 orë për të vendosur

Mesfushori dhe mbrojtësi gati për një të ardhme kuqezi

-

Fakti që Arsenali është hedhur në ndjekje të Dani Sebajosit duket si lajm i mirë për Milanin. Të paktën për sa i përket Lukas Torreiras. Pas interesit kuqezi, uruguaiani mësohet të ketë kërkuar largimin nga Londra, ku u transferua vetëm një vit më parë për 50 milionë euro nga Sampdoria. Edhe trajneri Unai Emeri është bindur për dëshirën e mesfushori­t, aq më tepër që ka qenë vetë ky i fundit që i ka bërë të qarta qëllimet për sezonin e ri. Milani, nëpërmjet Ivan Gazidhisit, do të takohet në fundjavë me homologët londinezë. Administra­tori kuqezi do të vendosë në tr yezën e bisedimeve një ofertë për Torreiran, e cila përfshin 8 milionë euro për huazimin dyvjeçar dhe 25 milionë euro të tjera për pronësinë e kartonit. Sa i përket mesfushori­t, për të është gati një kontratë 5vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon. I aftë të bëjë ndërtuesin dhe shkatërrue­sin, Torreira ka qenë që në fillim një dëshirë e Marko Xhampaolos, i cili ka punuar me uruguaiani­n te Sampdoria deri një vit më parë.

AFATI I KABAK – Diskutim i ngjashëm për Ozan Kabak. Për turkun, Milani

është gati të investojë 15 milionë euro që parashikon klauzola e kontratës me Shtutgarti­n. Në orët e fundit, në garë është rifutur bindshëm Bajerni i Mynihut që u ofron homologëve gjermanë 23 milionë euro. Kuqezinjtë kanë reaguar pasditen e djeshme, duke rritur ofertën për lojtarin, të cilit i garantohen 3 milionë euro në sezon për pesë vite, por

edhe një rol protagonis­ti në ekipin e Xhampaolos, ku ai mund të luajë në qendër ose në të majtë të mbrojtjes. Nëpërmjet menaxherit, Kabak ka kërkuar 24 orë kohë për të vendosur dhe nëse pranon, Milanit do t’i duhet vetëm të derdhë 15 milionë eurot që parashikon klauzola në arkat e Shtutgarti­t, pa pasur nevojë të rrisë ofertën ndaj këtyre të fundit.

 ??  ?? Lukas Torreira, 23 vjeç
Lukas Torreira, 23 vjeç
 ??  ?? Ozan Kabak, 19 vjeç
Ozan Kabak, 19 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania