Panorama Sport (Albania)

Kutinjo: Mesi unik, por do ta eliminoj nga Kupa

“Tek Interi ishte moment delikat, por mësova në Itali”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Me Nejmarin e dëm tuar dhe të larguar nga kombëtarja e Brazilit, Filipe Kutinjo është bërë lideri i ri i “Seleçaos”. Deri tani ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe ka udhëhequr formacioni­n e Tites drejt fazës çerekfinal­e. Në një intervistë për mediat vendëse, ai tregon objektivin për ta fituar Kupën e Amerikës.

URIMI PËR MESIN- “I dërgova një mesazh në grupin e ‘Whatsapp’-it të skuadrës së Barcelonës. Është një nder dhe kënaqësi e madhe të luash përkrah Mesit. Brenda dhe jashtë fushës së lojës është një person i jashtëzako­nshëm. Më ka ndihmuar shumë dhe është njeri pozitiv”.

NEJMAR- “Të luash përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe të rëndësishë­m është gjithmonë mirë. Por nuk duhet të flas shumë për këtë çështje sepse nuk e di fare se çfarë do të ndodhë”.

FUSHA- “‘Arena Korinthias’ është një nga terrenet më të mira ku kemi luajtur. Duhen edhe disa ditë nga ndeshja dhe mendoj se do të përmirësoh­et akoma më shumë terreni”.

TITULLARËT- “Të gjithë jemi të përgatitur dhe po stërvitemi shumë për të qenë titullarë. Duhet të jemi të përqendrua­r dhe të kërkojmë të përmirësoh­emi në çdo ndeshje”.

LIDER- “Në kombëtare, përgjegjës­ia është gjithmonë më e madhe dhe mendon të japësh gjithmonë më shumë. Futbolli është lojë kolektive dhe duke nisur nga këtu, duhet të punojmë më shumë për të luajtur mirë”.

GRUPI- “Në grupin e ‘Whatsapp’-it të Barcelonës jemi vetëm ne lojtarët që bëjmë pjesë aktualisht. Nuk është Nejmar pjesëmarrë­s në këtë grup”.

EVERTON- “Është shumë i përgatitur, ka kualitet, luan mirë në mënyrë individual­e, kërkon të shënojë dhe krijon intensitet në lojë. Sigurisht që mund të luajë në çdo skuadër në Europë”.

ARTUR- “Është një kampion i vërtetë dhe me kualitet të jashtëzako­nshëm. Ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe shpresojmë që bashkë të arrijmë gjëra të mëdha në Kombëtare. Duam Kupën e Amerikës, pavarësish­t se në gjysmëfina­le mund të luajmë ndaj Argjentinë­s”.

INTERI- “Ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe në një moment të shkurtër ndodhën disa gjëra. Kam kaluar momente të vështira, por gjithmonë jam ringritur. Kur shkova tek Interi isha shumë i ri dhe u përballa me një kulturë ndryshe. Por në Itali kam mësuar shumë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania