Panorama Sport (Albania)

UEFA përgatit vendimin, gati përjashtim­i i Sitit

Thyerja e "Fair Play-t Financiar", Pep rrezikon Champions-in

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Afrohen afatet e ven dimit të UEFA-s për çështjen e dënimit të Mançester Sitit për shkeljen e "Fair Play-t Financiar". Me vendimin që pritet të jepet së shpejti, i cili me shumë mundësi do të jetë një përjashtim për një sezon nga kompeticio­net europiane për kampionët e Anglisë, "DailyMail" ka bërë një speciale, në të cilën analizon se nuk do të jetë vetëm skuadra e Guardiolës ajo që do të preket nga beteja e fundit e klubit anglez me UEFA-n.

PËR ÇFARË AKUZOHEN?

Në nëntor të 2018-ës, e përjavshmj­a gjermane "Der Spiegel" publikoi disa emaile me burim platformën "Football Leaks", që tregonin për kontrata sponsorizi­mi fiktive me kompaninë ajrore të Emirateve, "Etihad", për të maskuar investimet direkte të pronarit, sheikut Mansur. Në një e-mail thuhej se nga një kontratë sponsorizi­mi prej 67.5 milionë paundësh, mes Sitit dhe "Etihad" për sezonin 2015-16, vetëm 8 milionë paund ishin derdhur direkt nga llogaria e

kompanisë së fluturimit, sepse 59.5 milionët e tjera vinin nga Grupi "Abu Dhabi United", kompania e Mansurit, e cila administro­n klubin e Sitit.

KU QËNDRON PROBLEMI?

Siti ka mashtruar UEFAn, duke thyer rregullat e

"Fair Play-t Financiar" për limitin që klubet mund të shpenzojnë, duke injektuar miliona ekstra artificial­isht, për shmangur kontrollin financiar. Siti këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe i ka paraprirë vendimit duke e dërguar

çështjen në KAS për ta rrëzuar. Megjithatë, kjo nuk e pengon UEFA-n që të dalë me vendimin e saj, i cili në rastin më të keq do jetë përjashtim­i i klubit nga Champions-i për një sezon.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Ky është një lajm i mirë

për të paktën një klub rival anglez. Për shkak të proceseve të gjata gjyqësore, Siti mund ta shlyej përjashtim­in nga kompeticio­ni jo këtë sezon, por atë të pasardhës (2020-2021). Dhe nëse kjo ndodh, atëherë skuadra e radhës më poshtë në renditje në Premier Ligë i zëvendëson ata: me renditjen e sezonit aktual është Arsenali i vendit të pestë që duhet të

shkojë në Champions. Kjo do të thotë se do të hapet edhe një vend ekstra në Ligën e Europës. Megjithatë, këto janë vetëm skenarë me sikur. Në maj, vendimi i UEFA-s pritej të ishte çështje ditësh. Por tani ka kaluar një muaj më shumë dhe duke qenë se "qytetarët" e kanë dërguar edhe çështjen në KAS, kjo betejë ligjore pritet të shtyhet përtej kësaj vere.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania