Panorama Sport (Albania)

Derbi jep Ok-in, Lampard-Çelsi zyrtarizim­i është çështje orësh

-

Copëzat e fundit të enigmës së nisur prej javësh tani po i japin formën përfundimt­are. Pas kalimit të Mauricio Sarrit në stolin e Juventusit, tashmë i është hapur rruga edhe zyrtarizim­it të Frenk Lampardit në "Stamford Bridge". Është vetëm çështje orësh që trajneri i Derbi Kauntit të firmosë kontratën 3-vjeçare me ish-klubin e tij, ku luajti për 13 vite dhe u largua si golashënue­si më i mirë (211 gola). Ditën e martë, Derbi i dha zyrtarisht leje 41-vjeçarit që të bisedojë me blutë e Londrës. Për të ndërprerë bashkëpuni­min me klubin e Championsh­ip-it, i cili zgjat edhe dy vite të tjera, Roman Abramoviç do të duhet të paguajë klauzolën e 4 milionë sterlinave.

KOVAÇIÇ - Me blutë e Londrës që nuk mund të bëjnë dot merkato këtë verë për shkak të thyerjeve të rregullave me transferim­et e futbollist­ëve nën 18 vjeç, Frenk Lampard duhet të sigurojë të mbajë fort elementët që ka dhe deri më 30 qershor pritet të vendosë edhe për të ardhmen e Mateo Kovaçiçit. Mesfushori i Realit të Madridit luajti në formë huazimi në "Stamford Bridge" gjatë sezonit të fundit dhe e ardhmja e tij do të jetë një nga gjërat e para në axhendën e trajnerit të ri, i cili pritet të zyrtarizoh­et ditën e sotme. Sipas "As", Çelsi do të vendosë brenda kësaj jave nëse do ta transferoj­ë përfundimi­sht kroatin apo jo. Kovaçiç bëri një sezon të mirë me skuadrën e Mauricio Sarrit gjatë sezonit të fundit, duke luajtur në 51 ndeshje në të gjitha kompeticio­net. Në Londër janë të kënaqur nga shërbimi i futbollist­it dhe ekzistojnë mundësitë që Çelsi të firmosë çekun prej 50 milionë eurosh që kërkojnë madrilenët për kartonin e tij. Edhe Interi në Itali është i interesuar për të rikthyer ish-talentin në "San Siro". Emri i kroatit është në listën e largimeve nga "Bernabeu" këtë verë, me Zidanin që ka një organikë shumë të ngarkuar për sezonin e ardhshëm dhe i duhet të largojë më shumë se një skuadër futbolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania