Panorama Sport (Albania)

Bajerni ka gati një plan “B” nëse nuk vjen Sane

Dibala, Pepe dhe Grizman në listën e Hasan Salihamixh­içit

-

Ardhja e Leroi Sanesë te Bajerni i Mynihut po bëhet çdo ditë dhe më e pamundur. Shkaku ende nuk dihet dhe pse "Bild" shkroi dje se lojtari është bindur nga trajneri Pep Guardiola për të qëndruar ende në Mançester. Spanjolli duket se beson tek anësori i djathtë dhe nuk kërkon që ai të largohet. Kaq ka mjaftuar që Sane të ndërrojë mendje. Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga presidenca e klubit më të titulluar në Gjermani. Uli Hënes, i pyetur për këtë çështje gjatë një ndeshje basketboll­i në Mynih, tha se kishte shumë pak shpresa që ky transferim të ndodhë. Ndërkohë, Hasan Salihamixh­iç ka nisur menjëherë punën për të gjetur një zëvendësue­s të Sanesë. Emrat në listën e tij janë të njohur për tifozët bavarezë.

DIBALA - I pari në listë është Paolo Dibala. Argjentina­si që luan për Juventusin në Serinë A po mendon largimin nga Torino. Karl-Hainc Rumenige është i dashuruar pas sulmuesit dhe e kërkon prej kohësh në Mynih. Bajerni është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të. Ndërkohë që bardhezinj­të janë shprehur të gatshëm për të lënë të lirë lojtarin

nëse në adresë të tij do të vinte një ofertë e mirë.

PEPE - Nikola Pepe është emri tjetër që ndodhet në planet e bavarezëve. Lojtari është kërkuar nga gjermanët edhe gjatë merkatos së dimrit. Por, kërkesa e tyre është refuzuar nga klubi francez. Sipas mediave

italiane, Interi është gjithashtu i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit. Zikaltrit janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro për të. Ndërkohë që kampionët nuk duan të kalojnë 70 mln euro. Kjo, pasi Pepe ka më shumë karakteris­tikat e një

sulmuesi qendror. Një lojtar të tillë bavarezët e kanë në skuadër, ai është bomberi Robert Levandovsk­i, golashënue­si më i mirë i kampionati­t gjerman në sezonin e fundit.

GRIZMAN - Antuan Grizman mendohet të jetë pranë

kalimit te Barcelona. Por, me hyrjen në skenë të Nejmar, Barça mund të ndërrojë mendje. Bajerni është në pritje dhe gati për të bërë goditjen e madhe. Francezi mund të përfundojë në Mynih nëse Bajerni bën ofertën e duhur. Aty ai do gjejë edhe dy shokët e

skuadrës në kombëtaren e Francës. Zheremë Pavar dhe Lukas Hernandez janë lojtarët e Bajernit, duke filluar nga 1 korriku. Pritet që bavarezët të bëjnë lëvizjet e para javën që vjen, atëherë kur fillon edhe zyrtarisht merkato e verës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania