Panorama Sport (Albania)

Vllaznisë i mjafton një penallti, Teuta super

Miqësorja/ Vendosin Çyrbja, Beqja, Nikaç e Vila

-

Teuta e mbylli me fitore në shifrat 4-2 miqësoren ndaj Terbunit, të zhvilluar dje në "Niko Dovana". Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 pas golave të Çyrbjes dhe realizimit të 11-metërshit nga Metani. Me fillimin e pjesës së dytë, pas disa lëvizjeve në formacion e Shkëmbit, u shënuan të tjerë gola deri në rezultatin final. Ka pasur minuta edhe për Marlind Nurin, mbrojtësin që edicionin e fundit e mbylli me Dinamon, por në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Tiranës.

PJESA E PARË - Ndeshja nisi pa shumë raste në fillim, por që në minutën e 5-të, Teuta pati një shkëndijë. Ndeshja zhbllokohe­t në të 15-ën, ku Çyrbja bën një finte të bukur dhe e dërgon topin drejt rrjetës. Teuta këmbëngul me të tjerë raste, por portieri i Tërbunit shpëton disa herë katërkëndë­shin. Roxhers ndal pranë vijës fatale një goditje të Nikaç në të 26-ën. Për miqtë kroson Merdini, por Hoxha largon rrezikun. Më tej, rreth të 40ës minutë, Hyseni futet bukur në zonë, por Celeski pret goditjen e rrezikshme të tij. Në minutën e 44t, një top brenda zonës së Teutës kthehet në penallti pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Celeski. Metani merr përsipër ekzekutimi­n dhe barazon shifrat në 1-1.

PJESA E DYTË - Ky fraksion nis pa ndryshime dhe në minutën e 54-t, Tërbuni kalon në avantazh

me anë të sulmuesit Selenica. Pas disa tentativas­h, Teuta i afrohet golit të barazimit me anë të Beqjes që gjuan fuqishëm, por sfera përplaset në shtyllë. Dy minuta më vonë, Ledio Beqja barazoi pas asistit perfekt të Kallakut. Moment i artë për vendësit, teksa në të 67-ën është Kallaku që lëviz

bukur, pason shpejt për Avdylin,i cili kroson dhe Nikaç nuk gabon duke kaluar Teutën në avantazh, 3-2. Minutat kalojnë dhe Teuta shënon sërish në të 77-ën. Është Lorenco Vila që thellon shifrat me një goditje tokazi. Tërbuni provoi të reagojë, por pa rezultat. Trajneri Shkëmbi u dha minuta të

gjithë lojtarëve që pati në dispozicio­n, mes tyre edhe Marlind Nurit. Ky i fundit prej një jave është pjesë e stërvitjev­e të Teutës dhe të hënën do të nisë fazën përgatitor­e në Korçë me skuadrën durrsake. Më parë ai ka qenë pjesë e Dinamos dhe Tiranës.

Zamir Qypi

 ??  ?? Moment nga miqësorja Teuta-Tërbuni, 4-2
Moment nga miqësorja Teuta-Tërbuni, 4-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania