Panorama Sport (Albania)

Rama nuk bindet, dridhet edhe mbrojtja

Nexhipi në Gjermani për ta bindur, mesfushori kërkon letrat

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është në hall për qendrën e mbrojtjes, pasi aktualisht drejtuesit akoma nuk kanë akord me dy shtyllat e prapavijës së vitit të shkuar, kapitenin Shameti dhe ndihmësin e tij, Ardjan Cuculi. Të dy shtatlartë­ve u ka skaduar kontrata dhe akoma nuk janë takuar me presidenti­n Gjici për të vazhduar apo jo bashkëpuni­min. Gjasat janë që me të dy lojtarët në fjalë të gjendet gjuha e përbashkët e të vazhdohet më tej, por duke parë që nuk ka pasur asnjë komunikim mes presidenti­t Gjici dhe të dyve është paksa problem. Në radhë të parë për klubin, pasi aktualisht trajneri Duro nuk ka asnjë qendërmbro­jtës të mirëfilltë, e më pas për lojtarët, të cilët kanë disa oferta nga klube serioze në Shqipëri dhe jashtë

saj. QENDËRMBRO­JTËSIT

Kur flitet për dy qendërmbro­jtës si kapiteni Shameti e Ardjan Cuculi, fjalët janë të tepërta, pasi ata e kanë treguar me vepra në fushë. Shameti i ka fituar të gjitha trofetë si udhëheqës në fushë me Kukësin, kampionat, Kupë (2) e Superkupë në 6 vite, ndërsa Cuculi për një sezon që është pjesë e Kukësit fitoi Kupën e Shqipërisë, për të mos harruar që ka dalë kampion me Shkëndijën e Tetovës dhe gjithashtu ka qenë ish-kapiten i Partizanit. Trajneri Duro ka kërkuar që të përmbyllen kontratat me dy qendërmbro­jtësit, por akoma nuk është ulur me ta dhe ndoshta axhenda politike e presidenti­t Gjici ka ndikuar në këtë pjesë. Sakaq, drejtuesit janë vënë në alarm e kanë nisur të mendojnë seriozisht për këtë sektor, pasi në ekip janë vetëm Olsi Teqja e Bruno Lulaj, të cilët nuk janë mbrojtës qendre si rol natyral, paçka se janë huazuar në shumë raste si të tillë. Ndërsa nuk llogaritet akoma, të paktën deri në janar, Gëzim Krasniqi, i cili vijon rikuperimi­n nga ai dëmtim i rëndë që pësoi rreth 4 muaj më parë.

NEXHIPI, TAKIM ME VALDET RAMËN

Pak ditë më parë, drejtori i

Kukësit, Nderim Nexhipi, ishte me mision në Gjermani për të bindur Valdet Ramën për t'u kthyer te Kukësi. Gazeta mëson nga burime të sigurta pranë palëve se takimi është realizuar kokë më kokë në Berlin. Nga sa mësohet, palët janë ulur e kanë diskutuar për kontratën e re. Drejtori Nexhipi në emër të presidenti­t Gjici i ka ofruar një kontratë të re 31-vjeçarit, me një shifër të konsiderue­shme mujore e vjetore, por kur bëhet fjalë për një futbollist si Rama, i cili ka luajtur në Bundesligë në Gjermani e Primera Divizion në Spanjë, shuma e ofruar nga Kukësi nuk i ka hyrë në sy. Rama i ka dhënë përgjigje negative drejtorit Nexhipi, duke ia prerë shkurt se atë e respekton shumë, madje dhe klubin e Kukësit e presidenti­n Gjici, por ka zgjedhur të mos jetë më pjesë e Kukësit në vijim. Aktualisht, Rama ndodhet në Kosovë dhe ditën e hënë pritet të jetë në Tiranë për të tërhequr dokumentet. Valdet Rama ka luajtur 12 takime me Kukësin në Kategorinë Superiore ku shënoi dy gola, ndërsa ai arriti të shënojë dhe një gol tjetër kundër Skënderbeu­t në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë. 31-vjeçari është një ndër lojtarët më të famshëm që Kukësi dhe kampionati shqiptar ka pasur.

 ??  ?? Valdet Rama, Cuculi dhe Shameti, gjatë një stërvitjej­e me verilindor­ët
Valdet Rama, Cuculi dhe Shameti, gjatë një stërvitjej­e me verilindor­ët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania