Panorama Sport (Albania)

Borxhet, Kale dhe Torasa ultimatum Idrizit

Futbollist­ët do presin deri në fillim të sezonit, më pas e çojnë çështjen në gjyq

- ERMAL SIKA

Elton Kale dhe Agus tin Torasa "kërcënojnë" Flamurtari­n. Dy ish-lojtarët e kuqezinjve, të cilët tashmë janë pjesë e Tiranës, kërkojnë pagat e prapambetu­ra. "Panorama Sport" zbulon se Kale dhe Torasa u kanë dërguar mesazh drejtuesve të Flamurtari­t dhe u kanë kërkuar që të likuidohen. Braziliani dhe argjentina­si pretendojn­ë të marrin rreth 50 mijë euro secili. Paga e Kalesë dhe Torasës shkonte në 5 mijë euro në muaj. Drejtuesit e Flamurtari­t kanë marrë tashmë mesazhin e dy ish-lojtarëve, ndërsa për t'u theksuar është fakti se ata duhet që të nisin të mendojnë se si do t'i shlyejnë detyrimet. Mësohet se si Elton Kale, ashtu edhe Agustin Torasa kërkojnë që të gjejnë gjuhën e mirëkuptim­it me drejtuesit e Flamurtari­t. Burime pranë dy lojtarëve kanë konfirmuar për "Panorama Sport" se ata janë dakord që pagesa të bëhet edhe me këste. Në mesazhin dërguar drejtuesve të klubit, Torasa dhe Kale pyesin se kur do të zgjidhet situata dhe kur rrogat do të hidhen në llogaritë e tyre. Duket se pritja e gjatë do ta ketë edhe një fund. Gazeta mëson se Torasa dhe Kale

do të presin edhe pak derisa të nisë kampionati. Nëse gjërat nuk rregullohe­n, atëherë ata do të ndërmarrin

hapin ligjor duke e hedhur në gjyq klubin. Kjo pritet që të ndodhë në muajin shtator. Elton Kale shpesh ka "shpërthyer" gjatë kohës që ka qenë te Flamurtari për çështjen e pagave. Braziliani nuk ka ngurruar të publikojë statuse në rrjetet sociale, por ka "bojkotuar" edhe stërvitjet, duke u hequr si i sëmurë. Ndërsa Agustin Torasa dhe lojtarët e tjerë kanë qenë më të përmbajtur, duke mos shfaqur asnjë shenjë të tillë reagimi.

SHFAQEN NË VLORË -

Agustin Torasa dhe Elton Kale dje janë shfaqur në Vlorë. Ardhja e tyre duket se ka qenë edhe një sinjal ndaj drejtuesve për pagat. Të dy lojtarët kanë ardhur edhe me shpresën se mos zgjidhnin ndonjë gjë dhe të interesohe­shin për situatën. E ndërsa janë parë të kalojnë pranë stadiumit me nostalgji për sezonin e kaluar edhe pse me të këqijat e tij, braziliani dhe argjentina­si "e kanë mbajtur frymën" në plazh. Ata kanë zgjedhur zonën e Radhimës për të plazhuar dhe një hotel luksoz për akomodim. Si për të treguar se nuk e harrojnë Flamurtari­n, Torasa dhe Kale dje në plazh kanë qenë të shoqëruar nga lojtari vlonjat Mateo Qarri. Pavarësish­t historisë së hidhur të sezonit të shkuar futbollist­ik, dy lojtarët e huaj duket se nuk shkëputen dot nga Vlora për bukuritë dhe bregdetin e saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania