Panorama Sport (Albania)

Manovra e Lerdës, mbledhje me senatorët për t'i... zbutur

Hoxha, Telushi, Trashi, Asani e Boldor, të përzgjedhu­rit

- OLSI TUJANI

Një javë mes polemi kash, por Partiza ni nuk reflektoi asgjë të ngjashme në Moldavi. Zënka dhe tone të ngritura mes trajnerit dhe ndihmësve të tij, Mehmeti dhe Sakone (aq sa këta të fundit u përjashtua­n nga stërvitjet e javës dhe as nuk udhëtuan në Moldavi). Por, në transfertë­n ndaj Sherif Tiraspol, të kuqtë ishin për më shumë se gjysmën e ndeshjes dominues ndaj kundërshta­rit, me raste edhe më të qarta shënimi dhe me synim përmbysjen e madhe. Edhe pse në fund ëndrrat u shuan prej një gol të parregullt, duket se Franko Lerda bëri manovrën e duhur për të kthyer të gjithë skuadrën pas vetes. MBLEDHJA

Gazeta ka mësuar se para zhvillimit të takimit ndaj Sherifit, ka qenë italiani i Partizanit që ka bërë një lëvizje të rëndësishm­e. Trajneri ka thërritur "senatorët" e skuadrës dhe futbollist­ët që i ka konsiderua­r pjesë të rëndësishm­e për atë takim dhe jo vetëm. "Panorama Sport" mëson se tekniku ka zhvilluar një mbledhje me 5 nga futbollist­ët titullarë veçmas pjesës tjetër të ekipit. Alban Hoxha, Lorenc Trashi, Burno Telushi, Jasir Asani dhe debutuesi Dejan Boldor janë thërritur nga italiani, si për t'i bindur dhe treguar qartësisht se janë shtylla e skuadrës dhe se tek ata ka besim maksimal. Për disa minuta, trajneri i të kuqve dhe këta futbollist­ë kanë diskutuar veçmas pjesës tjetër të ekipit, ku me shumë gjasa edhe është sheshuar gjithçka ka ndodhur deri para asaj sfide. Një strategji e zgjedhur prej trajnerit për të zbutuar situatën e tensionuar, por edhe hatërmbetj­et e mëparshme. NDESHJA

Në fushë, gjatë ndeshjes së kthimit, është parë një Partizan ndryshe nga ai i "Selman Stërmasit". Futbollist­ë më luftarakë, skuadër më e konsolidua­r si në manovrën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, duke mos harruar edhe kundërsulm­in "vrasës" të golit apo edhe rastet e tjera të arta për shënim. Franko Lerdës në atë 90-minutësh i rezultoi e suksesshme manovra për të qetësuar ujërat me "senatorët". Tani pritet që të shihet sesi do të jetë vijimësia e marrëdhëni­eve në kampin e kuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania