Panorama Sport (Albania)

Festë shqiptare, Lenjani eurogol nga distanca

Sioni triumfon falë dopietës së Pajtim Kasamit, Benjamin Kololli humb penallti për Zyrihun

-

Superliga zvicerane luan javën e saj të tretë dhe ekipi i Sionit përballet në shtëpi me Zyrihun. Kjo sfidë ka qenë një festë shqiptare, teksa të gjithë protagonis­tët e takimit kanë qenë kuqezinj ose me origjinë shqiptare. Formë e shkëlqyer e mesfushori­t kuqezi që po tregohet vendimtar me Sionin në këtë start sezoni, duke qenë në ndihmë edhe për fazën mbrojtëse, por mbi të gjitha me gola të bukur nga distanca. Një vit më parë, futbollist­i i Kombëtares e mbylli sezonin me gjashtë gola të realizuar dhe një prej tyre u fut edhe në historinë e futbollit helvet. Lenjani ka shënuar golin më të shpejtë të historisë së futbollit në Zvicër. Jo vetëm kaq, por gjatë ndeshjeve në kampionat, mesfushori i Kombëtares dha edhe shtatë asiste për shokët e tij të ekipit.

NDESHJA - Takimi ka nisur menjëherë me gol. Sioni ka gjetur avantazhin e ndeshjes, teksa që në minutën e 8-të ka ardhur një gol sa i bukur aq edhe surprizues. Një aksion i kësaj skuadre është finalizuar pikërisht nga lojtari i Kombëtares, Ermir Lenjani. Pas një kundërsulm­i të shpejtë nga ekipi i Sionit, ishte Fortune që ktheu pak mbrapa topin te Lenjani. Ky i fundit u mendua se do të krosonte në zonë, por e çoi topin drejt e në portë, duke shtangur portierin kundërshta­r, e duke i dhënë avantazhin Sionit me një eurogol. Nisje ideale për Lenjanin në këtë sezon dhe për Sion në këtë sfidë që shkon drejt hipotekimi­t të 3 pikëve. Në fraksionin e parë miqtë kanë barazuar me anë të Mahit. FESTA SHQIPTARE - Më tej, ndeshja ka qenë e gjitha me origjinë shqiptare, teksa protagonis­tët në këtë fraksion kanë qenë Pajtim Kasami dhe Benjamin Kololli. Të dy të aktivizuar nga stoli kanë vendosur fatet e takimit. Kololli ka humbur penallti në minutën e 71-të, ndërkohë që Kasami ka shënuar dopietë në fitoren 3-1 të Sionit përballë Zyrihut në minutat 81 dhe 83.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania