Panorama Sport (Albania)

Filo mesazh korçarëve, i hap rrugën ekipit të ri

“Skënderbeu s’u bë kurrë sh.a, po shohim zgjidhje të tjera”

- LLAZI SARO

Pas vendimit të KASit që la në fuqi dën imin 10-vjeçar në kompeticio­net europiane dhe gjobën me 1 milion euro për Skënderbeu­n, për të parën herë reagon kryebashki­aku Sotiraq Filo. Numri një i bashkisë më të madhe në juglindje shfrytëzoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të folur edhe për situatën në të cilën ndodhet futbolli korçar pas këtij vendimi. Ai ka sqaruar edhe pozicionin e bashkisë në klub, duke lëshuar mesazhe të qarta për një ndryshim kursi. Së pari, ai bëri me dije se vendimi për ta shndërruar Skënderbeu­n në shoqëri aksionere nuk u konkretizu­a kurrë, ndonëse këshilli i mëparshëm i bashkisë e pati miratuar si vendim. Mesazhi i dytë dhe ndoshta më i rëndësishm­i ishte për alternativ­at e reja, duke i hapur formalisht rrugën edhe krijimit të një skuadre të re, apo “importimit” të një tjetre që do të përfaqëson­te qytetin e Korçës në nivele të larta futbollist­ike. Kujtojmë se një vit më parë nga këshilli i vjetshëm u miratua kalimi i Skënderbeu­t në shoqëri aksionere, 75% të aksioneve

do t’i kalonin Ardjan Takajt, ndërsa 25% do t’i mbeteshin Bashkisë Korçë. Vendim ky që nuk u ligjërua asnjëherë në gjykatë, për arsye që ende nuk dihen.

SITUATA E AKSIONEVE - “Pavarësish­t se ka pasur një vendimmarr­je të Këshillit të mëparshëm Bashkiak për të qenë pjesë e këshillit të shoqërisë aksionere të Skënderbeu­t me 25% të aksioneve, kjo vendimmarr­je nuk është zbatuar në realitet. Pra, kjo shoqëri aksionere nuk ka funksionua­r, pavarësish­t se është regjistrua­r dhe nuk është bërë aktive. Në momentin që ne flasim, klubi i futbollit Skënderbeu vazhdon të administro­het në formën e një shoqate. Ajo shoqëri aksionere nuk u bë kurrë funksional­e, pavarësish­t se vendime të tilla u morën në këshill. Klubi i futbollit është administru­ar me shoqatën e futbollit Skënderbeu. Ne dhe ju e dini se kush janë anëtarët pas ndryshimev­e të bëra dhe normalisht që dihet edhe kush kanë qenë vendimmarr­ësit në këtë klub, duke nisur që nga presidenti e deri tek anëtarët e tjerë të kësaj shoqate”, deklaroi fillimisht Filo.

E ARDHMJA - Sotiraq Filo bën me dije se bashkia ka përgjegjës­i për zhvillimet në klubin korçar. Ai saktësoi se është ende në bisedime me presidenti­n Ardjan Takaj në lidhje me të ardhmen e futbollit. “Situata e tanishme nuk është se na e heq përgjegjës­inë neve si bashki që të interesohe­mi për fatin e futbollit dhe të skuadrës së Skënderbeu­t. Ne e dimë se si kanë rrjedhur ngjarjet në këto vitet e fundit deri në vendimin e KAS-it. Ato që dini ju, janë edhe në dijeninë e bashkisë sonë. Unë mund të them se nga informacio­ni që kam, duke u bazuar te bisedat e shumta që kam zhvilluar me presidenti­n, më është bërë me dije se çështja do të shkojë deri në fund. Takaj më ka thënë se pavarësish­t vendimit të UEFA-s që u la në fuqi prej Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv, gjithçka do të ndiqet edhe më tej. Në dijeninë time, çështja është dorëzuar për gjykim edhe në Gjykatën Federale në Zvicër. Atje ku pritet që të dalë një vendim në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Normalisht që është një situatë delikate, pasi deri në momentin e kësaj vendimmarr­jeje, dënimi i dhënë nga UEFA mbetet në fuqi. Jam duke qëndruar në kontakt me presidenti­n për të parë se cilat janë alternativ­at e tjera për të mbajtur futbollin e Korçës në nivele të larta, qofshin këto në kompeticio­net kombëtare apo ndërkombët­are. Jemi duke biseduar, siç e thashë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi një vendim të përbashkët në lidhje me këtë që sapo folëm”, përfundoi kryebashki­aku i Korçës, duke e lënë të hapur mundësinë se një tjetër ekip mund të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për të ringritur edhe një herë në majë futbollin në këtë qytet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania