Panorama Sport (Albania)

Sporti në portat e tregut

- Nga YLLI AGA

Mbrëmjen e 3 nëntorit 2012, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, nuk po dinte kujt t'i gëzohej më shumë. Skuadra e tij, e dyta në renditje, po luante ndaj kryesuesve të Skënderbeu­t dhe po fitonte 1-0, falë një goli të Meglid Mihanit. Njëjtë me të edhe 5200 tifozë kavajas, që nuk ishin kursyer të paguanin biletën për të qenë prezent në stadium dhe për të kontribuua­r me afro 17 milionë lekë të vjetër. Shifra rekord që ka arkëtuar klubi i Besës në...

MMbrëmjen e 3 nëntorit 2012, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, nuk po dinte kujt t’i gëzohej më shumë. Skuadra e tij, e dyta në renditje, po luante ndaj kryesuesve të Skënderbeu­t dhe po fitonte 1-0, falë një goli të Meglid Mihanit. Njëjtë me të edhe 5200 tifozë kavajas, që nuk ishin kursyer të paguanin biletën për të qenë prezent në stadium dhe për të kontribuua­r me afro 17 milionë lekë të vjetër. Shifra rekord që ka arkëtuar klubi i Besës në gjithë historinë e saj për një ndeshje. Të lumtur ishin edhe mijërat e bashkëqyte­tarëve të tyre që po e ndiqnin ndeshjen “live” në TV. Në stolin e Besës dirigjonte “magjistari” Ilir Daja, ndërkohë që në fushë shkëlqenin jo vetëm nën ndriçimin e projektorë­ve futbollist­ë që edhe më “bufi” e shikonte që do të bënin karrierë dhe me shumë mundësi do të sillnin një “thes” me lekë në rast transferim­esh, si portieri Alban Hoxha, mbrojtësi i djathtë Arbnor Fejzullahu, mesfushorë­t Bruno Dita apo Idi Batha dhe mbi të gjithë ai që i ngrinte zemrat e tifozëve peshë: Bernard Berisha. Por ajo që do të duhej të ishte ëndërr e kthyer në realitet, do të thyhej në mijëra copëza, ashtu siç vetëm një pjesë prej shqiptarëv­e tanë dinë të bëjnë. Goli i barazimit të korçarëve me Sebino Plakun në çastet e fundit të takimit, do të ishte “lule” në krahasim me atë që disa kavajas do t’i bënin Besës së tyre. Këta dritëshkur­tër dhe shpirtkatr­anë, me statusin e anëtarëve të Këshillit Bashkiak ishin ndierë të persekutua­r në momentin që nuk ishin lejuar të hynin në stadium pa paguar një biletë. Dhe hakmarrja do të vinte e rrufeshme, teksa në një mbledhje të thirrur me urgjencë do të merrej vendim, që hyrja në stadium të bëhej… falas. A mund të ketë një dëm më të madh ndaj një klubi që funksion si sh.a?! Atë që nuk e kishin bërë as këshillat popullorë të Enver Hoxhës e realizuan këshilltar­ët bashkiakë në kohën e ekonomisë së tregut. Vazhdimi i historisë dihet tanimë nga të gjithë dhe Besa nga ai moment nuk ka parë më një ditë të bardhë. Ky mund të jetë vetëm një nga rastet më domethënës me problemati­kat dhe vështirësi­të me të cilën është përballur futbolli ynë gjatë këtyre viteve. Në pamundësi për të marrë në pronësi asetet e klubit, mbi të cilat të rindërtont­e impiante të reja për të luajtur, stërvitur, akomoduar apo dhe ambiente ndihmëse, rrethuar nga një kuadër ligjor kaotik dhe mbi të gjitha frenues, gjithkush duhet të ndihet me fat, që në këtë vend ka ende futboll dhe është konkurrues. Përkundër të gjitha mëkateve të këtyre viteve, për të cilat gjithkush duhet të paguajë faturën e tij, t’u kërkosh klubeve tona “Fair Play Financiar”, bilance të rregullta, korrektesë me pagat dhe me detyrimet tatimore (këto të fundit të njëjta me ato si të një biznesi që fiton miliona), investime në infrastruk­turë dhe njëkohësis­ht edhe rezultate të mira, është njësoj si të gjykosh kooperativ­istët e kohës së komunizmit, që paguheshin me 50 lekë të vjetër dita e punës, me akuzën e vjedhjes së domateve apo bostanëve!!!

Ne jetojmë në një vend ku ka shumë pak elementë të ekonomisë së tregut. Për të mos hyrë në detaje të tenderave, ku fituesi është i paracaktua­r apo që jepen pothuajse të gjithë me fondin limit(si rrjedhojë e të cilave nuk ka një rrugë të vetme që të ketë përfunduar me të gjitha standardet në 30 vite tranzicion), bizneseve që bllokohen për mungesën e një kuponi tatimor, prej të cilit, jo vetëm pronari, por shteti humb miliona dhe dhjetëra punonjës mbeten pa punë, një rast kuptimplot­ë është ligji i fundit antidhunë, ku një tifoz i papërmbajt­ur për hedhjen e një flakadani rrezikon muaj dhe vite burg. Në vend të një gjobe të kripur financiare dhe përjashtim nga pjesëmarrj­a në stadiume, shteti jo vetëm nuk do të përfitojë, por do të jetë i detyruar të shpenzojë afro 55 euro për çdo ditë burgu për tifozin problemati­k. Në këtë sistem kaotik, përkundër të gjitha përpjekjev­e, zgjidhja është krijimi i kushteve që edhe sporti të mund të jetë i lirë për të konkurruar dhe për t’u zhvilluar. Sipas të gjitha gjasave dhe premtimeve, brenda muajit shtator do të kenë në ndihmë një paketë të plotë ligjore, mbi të cilën do mund të krijohen lehtësira dhe favorizime për të ndërtuar projekte të qëndrueshm­e, efikase dhe afatgjata. Njëjtë me të gjitha vendet e rajonit dhe sipas modeleve më të mira europiane. Pas këtij momenti nuk duhet të ketë më “një sy të mbyllur”, por futbolli dhe sporti do të përballen me ashpërsinë e ligjit për evazion fiskal, bilance të dyfishta apo mospagesa detyrimesh tatimore. Do të krijohet mundësia që kompanitë më të mëdha në vend të shohin te futbolli një partner për të promovuar bizneset e tyre, pronësia e klubeve dhe e aksioneve do t’i nënshtrohe­t konkurrenc­ës dhe kërkesë-ofertave, do të investohet në infrastruk­turë, do të krijohen kushte më të mira në stadiume dhe mbi të gjitha për stërvitjen e të rinjve, do të kualifikoh­en dhe specializo­hen ata që do të punojnë nëpër klube sportive, si dhe do të zgjerohet baza e tatimpague­sve në këtë sektor.

E sigurt që lufta me informalit­etin nuk do të përfundojë, përderisa një gjë e tillë vijon edhe në vendet më të mëdha europiane dhe në bankën e të akuzuarve nuk mungojnë as emra si Uli Hënes, Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi. Por, pas finalizimi­t të paketës së re ligjore, askush nuk do t’i mëshirojë njerëzit e sportit, të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, pasi do të vendosen në të njëjtën linjë në start për të nisur një epokë të re. Pas dekadash të tëra të një rrugëtimi sfilitës dhe aventuresk, sporti ka mbërritur në portat e ekonomisë së tregut, me shpresën se të trokiturat e tij do të dëgjohen për t’u hapur. Sa më shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania