Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Lika “asist” trajnerit: Luks për ne

Mesfushori kuqeblu thekson se nuk flitet më për mbijetesë

- ADMIR URUÇI

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ka besim se kjo skuadër do të jetë kompetitiv­e në Superiore, ku kthehet pas një sezoni në Kategorinë e Parë. Ai ishte autori i golit të parë të Vllaznisë për sezonin e ri, edhe pse ishte vetëm një miqësore. Lika shënoi me penallti në portën e Besëlidhje­s dhe shpreson që ai gol të jetë një ogur i mirë për të edhe në kampionat. Mesfushori tregon në një intervistë për "Panorama Sport" çfarë ka ndryshuar në skuadër me ardhjen e trajnerit Mirsad Jonuz dhe se çfarë mund të bëjë Vllaznia sezonin e ardhshëm. Për Gilman Likën, qëndrimi në Superiore nuk duhet të vihet në diskutim. Lika, a jeni i kënaqur me atë që Vllaznia dha në fushë në miqësoren me Besëlidhje­n

ku ju shënuat golin e fitores?

Të them të drejtën, i kënaqur jam për vetë faktin se kemi pasur ngarkesa shumë të mëdha këto dy javë në stërvitje dhe sërish bëmë një lojë të mirë. Jemi të ngarkuar fizikisht, por në aspektin personal dhe të grupit mund të them se ishte një test pozitiv ai me Besëlidhje­n. Ishte ndeshja e parë në këto përgatitje verore dhe të tilla teste na ndihmojnë të shohim se çfarë duhet të përmirësoj­më përpara se të nisë kampionati.

Çfarë ka ndryshuar në skuadër nga Vllaznia e sezonit të shkuar?

Normalisht po përgatitem­i për një sezon shumë më të vështirë se ai i vjetshmi. Superiorja ka një shkallë tjetër vështirësi­e, dihet. Duhet që çdo lojtar që është dhe që do

të vijë të ketë një marsh tjetër në punën që bën në skuadër. Gjithashtu, trajneri dhe stafi drejtues, të cilët janë marrë me menaxhimin e lojtarëve, janë duke bërë zgjedhjet e tyre me kujdes, duke plotësuar pikat ku kemi më shumë nevojë.

Si po shkon bashkëpuni­mi me trajnerin maqedonas?

Është një trajner me një CV shumë të mirë dhe ky është luks për Vllazninë. Ai ka futur një metodë stërvitjej­e të re, ku edhe ju e shikoni sesi janë ngarkesat fizike për ne futbollist­ët. Pas një farë kohe, kjo

stërvitje do të japë efektin e vet.

Si një nga lojtarët më me eksperienc­ë dhe si njohës i mirë i Vllaznisë e Superiores, çfarë objektivi mund të ketë kjo skuadër, sërish mbijetesën apo më shumë?

Ne kemi shumë kohë që flasim se nuk duhet të jemi më në ato ujëra, pra të mos jemi një skuadër për mbijetesë. Gjithsecil­i prej nesh duhet të bëjë më të mirën sezonin e ardhshëm, që të mos diskutohet më fjala mbijetesë te Vllaznia. Nuk jemi ekip që të luftojë për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania