Panorama Sport (Albania)

Zbardhet plani i Barçës, Nejmarin e do si huazim

-

Barcelona nuk e ka braktisur Nejmarin dhe po mendon seriozisht formulën për ta rikthyer në Katalonjë. Drejtuesit dhe presidenti Bartomeu nuk e kanë aspak të lehtë që të futen në bisedime me PSG-në, pasi këta të fundit duan mbi 200 milionë euro për ta lënë të lirë braziliani­n. Në fakt, situata është shumë kritike dhe askujt nuk i intereson kjo gjë. Duket se "O'Ney" nuk ka ndërmend të rikthehet të luajë më me francezët, pavarësish­t se po bën stërvitje. Ngjarjet e fundit gjatë festimeve të Superkupës së Francës, ku Mbape e nxori nga fotoja zyrtare me trofeun, janë një shenjë e qartë se braziliani dëshiron vetëm Barcelonën. FORMULA- Gazeta katalanase "Sport" shkruan se ka pasur disa bisedime për mënyrën se si Barcelona mund ta rikthejë Nejmarin. Spanjollët duan ta huazojnë për një vit, por pa opsionin e detyrimit të blerjes. Sigurisht që do të ketë mundësi blerjeje, por jo të detyruar. Në këtë mënyrë, katalanasi­t mendojnë se do të shkrijnë akujt me PSG-në. Në vitet e fundit ka qenë shumë e vështirë që mes këtyre dy skuadrave të ketë marrëveshj­e dhe negociata. Huazimi do të ishte diçka që u intereson të gjithëve. Barcelona do të merrte një lojtar të rëndësishë­m, PSGja do të lirohej nga një problem dhe lojtari do të ishte i qetë. Për

braziliani­n ka folur Edmilson, i cili thotë se mund të jetë pasardhësi i Mesit te Barcelona. "Mendoj se Nejmar do të jetë pasuesi i Mesit. Është shpejt për të parashikua­r fundin e karrierës së Leos, por Ney ka gjithçka për të marrë vendin e tij te katalanasi­t", thotë ish-lojtari i Barcelonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania