Panorama Sport (Albania)

Festë në Korçë, Skënderbeu në në Superiore Superiore me me Ilir Ilir Dajën Dajën

Bardhekuqt­ë akord me dy lojtarë, zbulohen emrat e futbollist­ëve

- OLSI TUJANI

Heroi ynë kombëtar, ndër shekuj e nëpër libra historie, ka qëndruar mbi kalë me një shpatë përballë çdo armiku. I padorëzuar. I papërkulur. Skënderbeu do të vijojë garimin në futbollin elitar në Shqipëri. Teksa për gati një muaj janë bërë shumë biseda, tentativa dhe diskutime për një plan tjetër, pa ekipin korçar në Superiore, është vendosur që të mos ndodhë asgjë. "Korça nuk do të mbetet pa futboll", pati deklaruar Ardjan Takaj dhe ky i fundit ka vendosur që në Korçë të luajë ende skuadra me emrin dhe historinë e Skënderbeu­t. Përtej këtij vendimi të numrit një të klubit korçar, "Panorama Sport" analizon arsyet e gjithçkaje që ka ndodhur deri më tani dhe vendimin për vijuar rrugëtimin me skuadrën e Skënderbeu­t. ARSYET

* Së pari, mungoi një plan B, duke u gjendur të papërgatit­ur për vendimin që dha KAS, pra, lënien në fuqi të dënimit të UEFA-s. Kjo nënkupton se nuk ishte gati një plan dhe një ekip i dytë i mirëmendua­r, i investuar si tipi i "Akademia Skënderbeu", që mund të ishte vazhdimësi­a më pak e dhimbshme në qytetin korçar.

* Së dyti, ishte shumë i vështirë dhe gati-gati i pamundur plani për të rrëzuar Skënderbeu­n apo edhe ndonjë ekip tjetër nga Superiorja, në mënyrë që të zëvendësoh­eshin nga dy të tjera të Kategorisë së Parë. Pse? Është e thjeshtë. Asnjëra nga Kategoria e Parë nuk është plotësisht gati për të luajtur dhe plotësuar kriteret strikte të Superiores. Pra, që në krye të herës, duke parë problemati­kat që kanë ekipet e së Parës, teza që mund të bëhen ndryshime për të forcuar dhe përmirësua­r garën nuk qëndron. Pa harruar që do të kishte debate dhe jo një zgjidhje ligjore fikse se cilat prej atyre nga Kategoria e Parë të ngjiteshin. Pse Dinamo me Besën dhe jo Kastrioti, që përdor edhe shembullin e Palermos në Itali. Histori pa fund...

* Së treti, një tjetër arsye përse është vazhduar me Skënderbeu­n, duke braktisur edhe pistën e investimit te skuadra e Dinamos (e cila ishte pretendent­e nga Kategoria e Parë për t'u ngjitur në elitë), është për çështje burokratik­e.

Çfarë nënkupton? Në këtë aspekt, ka disa problemati­ka shtetërore dhe ligjore, siç shtjellohe­n më poshtë:

A) Bashkia e Korçës e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur nga ana ligjore që të financojë një skuadër tjetër, qoftë kjo Dinamo apo

cilado tjetër që mund të zgjidhej për ta çuar të luante në Korçë.

B) Me çfarëdollo­j lëvizjeje të tillë do të fshinin historinë e Skënderbeu­t, gjithçka ka ndodhur deri më tani. Jo vetëm kaq, por edhe të skuadrës që do ndryshonte

qytet për të luajtur në Korçë.

C) Nëse do të kishin vijuar me projektin për të çuar një tjetër ekip drejt Korçës dhe jo Skënderbeu­n, do të ndërmerrni­n një vendim lehtësisht të kthyeshëm në të ardhmen. Thënë shkurt, nëse Skënderbeu fiton çështjen në

Gjykatën Federale në Zvicër, çfarë do të ndodhte me ekipin që u çua në Korçë për ta zëvendësua­r përkohësis­ht? Do hidhej në rrugë? Shumë e vështirë...

Një nga shkaqet sekondare është edhe fakti që Dinamo nuk ka pranuar të jetë e bindur për të udhëtuar drejt Korçës dhe për të qenë "ushtar i bindur". Së dyti, do të kishte një presion të madh edhe nga ekipet e Superiores, të cilat do të ngrinin zërin për skuadrat e së Parës që ngjiten sipër. Thënë shkurt, do të shkeleshin standardet që ata të vinin në elitë.

E ARDHMJA

Skënderbeu pritet që të ndërtohet edhe këtë sezon si një skuadër që objektiv primar dhe të pandryshue­shëm të ketë Kupat e Europës. Ndërkohë që drejtuesit do të ndërtojnë ekipin me organikën e duhur për këtë objektiv, pritet që të ketë lëvizje edhe për një skuadër B, që në rastin konkret të jetë Akademia e lidhur me këtë klub. E teksa lufta për të kërkuar drejtësi në Gjykatën Federale në Zvicër vazhdon, gjithashtu pritet që me shumë gjasa të vazhdojë edhe Skënderbeu garimin në Kategorinë Superiore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania