Panorama Sport (Albania)

CR7 sponsor i Ikardit, Totenhemi pret Dibalën

Mauro ul pretendime­t për Juven, do hapë “gropa” për CR7-ën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për momentin, ose të paktën edhe për 48 orët në vazhdim, të gjitha rrugët të dërgojnë në Londër (selia e merkatos me klubet angleze), duke qenë se në datën 8 gusht, në orën 17:00, Premier Liga mbyll zyrtarisht dritaren e afrimeve për sezonin e ardhshëm, por jo atë të largimeve, duke qenë se merkatoja në ligat e tjera do të jetë e hapur deri në ditën e fundit të gushtit, apo në rastin e Serisë A, deri më 2 shtator. Po çfarë lidhjeje ka kjo me Juventusin? Bisedimet që janë hapur me Mançester Junajtidin për lojtarë si Blez Matuidi, Mario Manxukiç, apo ndoshta një surprizë e fundit për Paulo Dibalën, edhe pse kjo mundësi duket më shumë sesa e pamundur. Autostrada Londër-Torino për momentin shihej më rëndësi vetëm nga milionat e radhës që mund të sillnin shitje të tjera të mundshme nga ana e Juventusit, duke parë largimet e Moise Kenit tek Evertoni, apo edhe mbylljen definitive me Mançester Sitin për lëvizjen Kanselo-Danilo, e cila përveç braziliani­t sjell edhe 28 milionë euro, apo pa harruar edhe mundësinë e akordit mes Arsenalit dhe Sami Khedirës. CR7 “FTON” IKARDIN Gjithsesi, milionat në arkat e bardhezinj­ve janë shtuar së fundmi, por ato duket se po bëhen gati që të nxirren sërish prej aty, duke parë edhe risitë që sjell “Gazzetta dello Sport”. Sipas prestigjio­zes italiane, Mauro Ikardi dhe Juventusi mund të afrohen sërish së bashku, duke parë se Mauricio Sarri, trajneri i ri i bardhezinj­ve, pas elozheve në konferenca­t e mëparshme për shtyp për Paulo Dibalën, është parë shumë i ftohtë në dy ditët e para që argjentina­si është rikthyer në “Kontinaza”, aq sa mes tyre ka pasur vetëm një shtrëngim të ftohtë duarsh dhe asgjë më shumë se kaq. Ndoshta, kjo sjellje e trajnerit mund të jetë shtyrë edhe nga “urdhri” që i kanë dhënë drejtuesit e lartë të klubit bardhezi, zëvendëspr­esidenti Pavel Nedved dhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, pasi Dibala ka hedhur në erë planin e hartuar nga ata për ta shitur te Mançester Junajtid. Gjithsesi, për ta nervozuar edhe më tepër numrin 10 bardhezi dhe për ta detyruar, me të mira apo me të këqija, ka ende shumë kohë, duke qenë se pretendent­et për atë nuk mungojnë, por në të njëjtën kohë edhe Juventusi

nuk ka ndërmend që të kushtëzohe­t nga planet që ka hartuar për këtë sesion merkatoje. Dhe papritur, mes “Zonjës së Vjetër” dhe Paulo Dibalës futet sërish në mes Mauro Ikardi dhe Kristiano Ronaldo. Portugezi ka një ndikim jo të vogël në merkaton

bardhezi, por ndoshta edhe në fatin e “Joya”-s, duke qenë se në ditët e kaluara u përfol se CR7 i kishte këshilluar shokut të tij të skuadrës që t’u mendonte dy herë për të zgjedhur Mançester Junajtidin. Por, ndërsa këshilla e 34-vjeçarit është nënvlerësu­ar

nga Dibala, ja tek Ronaldo kthehet sërish në “skenë” dhe, sipas “Gazzetta”-s, ai ka dhënë aprovimin që Ikardi të transferoh­et në Torino dhe do të ishte madje shumë i mirëpritur nga luzitani. Sigurisht që ndryshe nga Interi, “Maurito” do të kishte një peshë tjetër në skuadër dhe në repartin ofensiv. Ish-kapiteni zikaltër vërtet ishte njeriu për të cilin e gjithë skuadra luante, që ai të shënonte sa më shumë, por në Torino, bashkëshor­tin e Vanda Narës do ta priste një rol prej “punëtori”, e thënë ndryshe, një lojtari që sigurisht është i lirë që të shprehë cilësitë e tij si bomber zone, por mbi të gjitha duhet të punojë që t’i hapë sa më shumë hapësira Ronaldos. Dhe ndoshta një ide të tillë Ikardi do ta pranonte me shumë qejf, jo vetëm për të rigjetur një ambient të ri dhe dëshirën për t’u rikthyer që

të luajë futboll, por për të vënë në funksion edhe një hakmarrje personale ndaj Interit. Për momentin, Ikardi ka shumë karta në favor që i hapin dyert e Juventusit: përtej vlerësimit nga drejtuesit dhe njerëzit e merkatos torineze, tashmë ka edhe sponsor shumë të fuqishëm, një markë botërore siç mund të jetë Kristiano Ronaldo. Më shumë se kaq, duket e pamundur për Mauro Ikardin në këtë moment dhe ndoshta më e lumtura në rast se një lëvizje e tillë do të mbyllej pozitivish­t, do të ishte bashkëshor­tja e tij menaxhere, Vanda Nara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania