Panorama Sport (Albania)

Probleme edhe për Xhekon, Napoli frikëson Interin

Sulmuesi këmbëngul se dëshira e tij mbetet vetëm Milano

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mes një hapi për para dhe pas për Hames Rodrigezin dhe Lozanon, sulmi i Napolit mbetet i bllokuar vetëm me Milik për momentin. Pista “Ikardi” vështirëso­het me kalimin e ditëve, ashtu si “tullumbacj­a” Lukaku që u shfry në pak orë. Mes një zëri dhe një tjetri, vjen një lëvizje e fundit e klubit të kaltër, që mësohet se ka bërë një sondazh te Roma për të transferua­r Edin Xhekon këtë verë në “San Paolo”. Vetë boshnjaku është interesuar për këtë pjesë dhe ka bërë disa telefonata informativ­e, por asgjë më tepër. Lajmi erdhi në “Radio Kiss Kiss” Napoli, transmetue­si zyrtar i klubit, duke shpjeguar se mes emrave që klubi ka studiuar, ishte edhe ai i sulmuesit boshnjak, në skadencë kontrate verën e ardhshme me Romën. Paraqitjet e Xhekos në

fazën përgatitor­e i kanë shtuar dyshimet rreth një lamtumire të tij në këtë merkato. Megjithatë, preferencë e parë e sulmuesit për të lëvizur është Interi. Me zikaltrit ai thuhet se ka gjetur marrëveshj­en personale prej disa javësh. Por Roma nuk heq dorë nga kërkesa e saj financiare prej 20 milionë eurosh, pavarësish­t se e panë sulmuesin të rilindur në skemat e Fonsekës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, për këtë arsye, kryeqyteta­sit mund të kërkojnë edhe 5 milionë euro më shumë në formë bonusesh që e komplikon situatën. Për Napolin, që është i impenjuar edhe në fronte të tjera, mbetet pak më shumë se një ide merkatoje. Por Interi nuk mund të qëndrojë kurrsesi i qetë, pavarësish­t se ish-ylli i Mançester Sitit ka refuzuar ofertën e fundit të drejtorit sportiv Petraki për të rinovuar në “Olimpico”, duke përsëritur dëshirën e tij për të firmosur për Konten. Nëse asgjë nuk do të ndryshojë në ditët e ardhshme, ekziston edhe rreziku që Roma ta heqë fare nga merkatoja në fund të javës. “Corriere dello Sport” shkruan se klubi është i gatshëm

edhe ta sakrifikoj­ë me parametër zero vitin e ardhshëm. Dhe nëse Roma i kërkon që të respektojë kontratën, 33-vjeçarit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta pranojë vendimin e klubit. Por a do t’i bënte Fonsekës punë një lojtar i palumtur?

 ??  ??
 ??  ?? Të gjithë të qeshur në Trigoria, në stërvitjen e fundit të Romës, me përjashtim të Xhekos që pret të mësojë të ardhmen e tij
Të gjithë të qeshur në Trigoria, në stërvitjen e fundit të Romës, me përjashtim të Xhekos që pret të mësojë të ardhmen e tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania