Panorama Sport (Albania)

Flet kuzhinieri: Romanjoli, më llupësi i ekipit

-

Quhet Mikele Persekini dhe që prej 1988 mbulon rolin e kuzhinieri­t zyrtar të Milanit. Me anë të pjatave të tij është kujdesur për më shumë se tri dekada për kuqezinjtë, në të gjitha rastet e kudo nëpër transferta. Ai rrëfen se për të përgatitur vaktet e lojtarëve të "Djallit", i duhet të zgjohet çdo ditë në orën 6:00 teksa një ditë e zakonshme pune përfundon pas orës 21:00. Orari zgjatet kur ekipi udhëton në transferta, por tashmë është pjesë e skuadrës dhe me një status të tillë nuk mund të tradhtojë në fushën e tij. Kuzhinieri flet edhe për ndryshimet që ka pësuar menyja e futbollist­ëve.

REVOLUCION­I

"Sot e kam më të lehtë detyrën. Në të shkuarën më duhej të merrja çdo përbërës me vete nga Italia. Zakonisht llogarisja ushqim për tri vakte, por ashtu si në çdo fushë, edhe unë kam nxjerrë mësime nga gabimet e mia. Më 9 nëntor të 1988-ës, kisha pak muaj në punë dhe ndeshja e Milanit kundër Crvena Zvdezdës u shty për shkak të mjegullës. Nuk dija ç'të bëja, por në fund zgjidhja gjendet gjithmonë. Që nga ajo kohë marrim më shumë ushqim me vete nëpër ndeshjet larg Milanos".

SHAKA KAPELOS

"Fabio Kapelo ishte shumë bestyt dhe nuk donte lule nëpër tavolina. Në një ndeshje kthimi ku Milani paraqitej si i kualifikua­r, i zbukurova tavolinat me lule. Kapelo i telefonoi menaxherit të Milanit, por kur kuptoi që po i bënin shaka, qeshi me ne".

ATHINË 2007

"Ishim shpallur kampionë dhe po festonim. Në 5 të mëngjesit dikush kërkoi spageti dhe kështu më duhej të gatuaja për 40 vetë. Pasi hëngrën buzë pishinës, disa lojtarë që s'po u them emra më hodhën në ujë. Nuk dija not dhe Maldini e kuptoi menjëherë. Ishte i pari që më ndihmoi e më pas djemtë e tjerë" (qesh).

"MËKATE GRYKËSIE"

"Romanjoli më kërkon gjithmonë makarona me ragu, ndërsa Injacio Abate mezi priste ditën e ndeshjes për të konsumuar spageti me domate. Inzagi ishte më i çuditshmi. Në fillim donte vetëm makarona, e më pas në të njëjtën pjatë konsumonte spageti me salcë e në fund pak bresaola (proshutë me mish mëzi). Nuk e di nëse i pëlqente thjesht të hante ashtu, apo e konsideron­te çështje fati. Ai që kishte vërtet shije ishte Ançeloti. Një mjeshtër i vërtetë edhe në tryezë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania