Panorama Sport (Albania)

Dëmtimi i Sanesë, Bajerni i shpall luftë Guardiolës

Në Mynih fajësojnë ish-trajnerin për lojën e pistë në merkato

-

Leroi Sane u dëmtua të shtunën në ndeshjen midis Mançester Sitit dhe Liverpulit, e vlefshme për Superkupën e Anglisë. Gjermani doli nga fusha e lojës duke çaluar pas një goditjeje që mori në gju. Diagnoza? E çuditshme, por ende nuk dihet me saktësi. Në klubin anglez nuk ka asnjë komunikatë zyrtare për shkallën e dëmtimit të anësorit të majtë. Arsyet mund të jenë të shumta, por ajo që bën të dyshosh më shumë është çështja e merakos. Sipas "Bild", drejtuesit e skuadrës së Sitit me në krye trajnerin Pep Guardiola po e mbajnë qëllimisht të fshehur diagnozën e lojtarit. Kjo, për të vonuar transferim­in e tij në Mynih. Bajerni mendohet të kishte arritur akordin me lojtarin me një shifër rekord duke e bindur atë të vishte fanellën e kampionëve të Gjermanisë. E ARDHMJA

Për momentin gjithçka ka mbetur në vendnumëro. Prej dy ditësh nuk ka asgjë të re nga klubi gjerman, ashtu si edhe nga mediat angleze në lidhje me këtë lëvizje, përveç lajmeve për dëmtimin e lojtarit. Sane mësohet të ketë lënë menjëherë stadiumin pas ndeshjes, duke refuzuar të festojë trofeun me skuadrën. Fotot e kapura nga gazetarët tregojnë se gjermani ka lënë fushën duke ecur normalisht pa ndihmën e askujt duke vështruar vetëm celularin e tij, ndoshta për të parë ndonjë lajm të ri

nga agjentët e tij, të cilët kanë takuar Hasan Salihamixh­iç disa ditë më parë. TIFOZËT, NË PRITJE

Tifozët e shumtë bavarezë janë me sy e me veshë nga Mançesteri, aty ku presin të finalizohe­t një nga blerjet më të bujshme në vitet e fundit në klubin bavarez. Bajerni i ka ofruar një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh plus bonuse. Një operacion që do t'i kushtonte Bajernit rreth 200 milionë euro. Ky do të ishte blerja më e shtrenjtë e kampionëve të Bundesligë­s. Sane pritet të vijë në Mynih në fund të javës, edhe pse më parë duhet të vlerësohet gjendja shëndetëso­re e tij. Tifozëve u është sosur durimi dhe duan që lojtari të vijë sa më shpejt në skuadër që të jetë gati për ndeshjen e javës së parë ndaj Hertës së Berlinit në datën 16 gusht.

 ??  ?? Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka surprizuar të gjithë kur zbriti nga autobusi i skuadrës së bashku me një peshore të madhe. Kroati ka si synim të mbajë nën kontroll peshën e lojtarëve, të cilët në ndeshjen e Superkupës ndaj Dortmundit dukeshin jashtë forme. Bajerni ka nisur dje edhe përgatitje­t e fundit në "Tergenesee".
Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka surprizuar të gjithë kur zbriti nga autobusi i skuadrës së bashku me një peshore të madhe. Kroati ka si synim të mbajë nën kontroll peshën e lojtarëve, të cilët në ndeshjen e Superkupës ndaj Dortmundit dukeshin jashtë forme. Bajerni ka nisur dje edhe përgatitje­t e fundit në "Tergenesee".
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania