Panorama Sport (Albania)

Firpo e Grizman, Mesi bën “armiq” dy blerjet e reja

Vendet, francezin dhe argjentina­sin i ndan Ter Shtegen

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pas Antuan Grizman it, ja një tjetër prob lem për Barcelonën dhe mbi të gjitha për Lionel Mesin. Xhunior Firpo, i cili u transferua zyrtarisht te katalanasi­t disa ditë më parë, e ka ofenduar “Pleshtin” në adoleshenc­ën e tij. Nuk është hera e parë që Leo përballet me këto situata, sidomos me të rinjtë që janë afruar në ekip. Kjo do të thotë se miqësia e tyre kërkon pak kohë që të quhet e tillë. Një ditë më parë u publikuan pamjet kur Leo nuk tregonte aspak miqësi me Antuan Grizmanin, vetëm sepse ky i fundit e refuzoi Barcelonën një vit më parë.

FIRPO- Në moshën 16vjeçare, pra në vitin 2012, ishmbrojtë­si i Betisit kishte vendosur disa statuse në rrjetet sociale. Ato ofendonin dhe shanin Leo Mesin. Firpo e quante kapitenin e Barcelonës një bir k... dhe e mallkonte me vdekje. Një problem që duhet të zgjidhet menjëherë kur skuadra të rikthehet nga Amerika, pasi Leo ndodhet në Katalonjë për shkak të problemeve fizike. “Shpresoj që ky mi m... të dëmtohet dhe të vdesë sa më shpejt. Shpresoj që të mos shënojë më gola biri k...”, shkruante Firpo Xhunior duke e shoqëruar statusin me të qeshura. Kur Barcelona shfaqi interes për të, Firpo pati mundësinë që ta shpjegonte këtë status dhe të thoshte se Leo Mesi është lojtari më i mirë në botë. “Mund ta shpjegoj këtë situatë pa probleme. Shoku im më i mirë ishte tifoz i Barcelonës dhe rrjedhimis­ht një tifoz i Leo Mesit. Ai është më i miri dhe për këtë nuk ka diskutime. Unë për ta acaruar dhe për ta bezdisur i thosha këto gjëra të këqija kundër Leos. Muhabete fëmijësh. Në atë moshë bën gjëra që nuk i mendon dhe nuk të njeh askush. Nuk e mendon të ardhmen si profesioni­st, por unë i kërkoj falje Mesit nëse ai është ofenduar nga kjo gjë. Për mendimin tim është më i miri në botë dhe nuk ka dyshime. Ai duhet ta fitojë gjithmonë ‘Topin e Artë’”, ka thënë Firpo.

GRIZMAN- Në mes të Grizmanit dhe Mesit ndodhet Ter Shtegen. Por vallë çfarë bën një portier në mes të dy sulmuesve? Vështirë të shpjegohet, por kjo tregon edhe një herë raportin e ftohtë që ekziston mes Leos dhe Antuanit. Po flasim për vendet e tyre në dhomat e zhveshjes,

ku përmes një fotoje janë zbuluar se si do të ulen përpara dhe pas ndeshjeve. Leo do të jetë afër me Grizmanin, por jo ngjitur. Aventura e tyre nuk ka nisur në mënyrën e duhur, por sigurisht që gjërat mund të ndryshojnë kur të zbresin në fushë.

 ??  ?? Mënyra si ulen në dhomat e zhveshjes futbollist­ët e Barcelonës
Mënyra si ulen në dhomat e zhveshjes futbollist­ët e Barcelonës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania