Panorama Sport (Albania)

“Tiki-taka” Tirana, Karabeci: Viti ynë!

“Kemi përgjegjës­i për tifozët, duhet të nxjerrim mësime”

- OLSI AVDIAJ

Erando Karabeci nuk premton titullin, por kërkon që Tirana ta kërkojë fitoren në këtë 100vjetor. Kapiteni është i bindur se me afrimet cilësore në ekip, Tirana do të ngjitet lart. Thotë se afrimet në grup janë të kolauduara dhe i quan lojtarë cilësorë, ndërsa beson se konkurrenc­a bën mirë në ekip, atij personalis­ht dhe çdo njeriu në fushën e lojës. Kërkon...

Erando Karabeci nuk premton titul lin, por kërkon që Tirana ta kërkojë fitoren në këtë 100-vjetor. Kapiteni është i bindur se me afrimet cilësore në ekip, Tirana do të ngjitet lart. Thotë se afrimet në grup janë të kolauduara dhe i quan lojtarë cilësorë, ndërsa beson se konkurrenc­a bën mirë në ekip, atij personalis­ht dhe çdo njeriu në fushën e lojës. Kërkon që skuadra të pajtohet me tifozët dhe premton se çdo njeri te Tirana do të bëjë më të mirën në fushën e lojës. Ja intervista me kapitenin e bardhebluv­e...

Viti i kaluar për Tiranën nuk ishte i thjeshtë. Si do të jetë ky vit për Tiranën, duke parë edhe atë që lamë pas?

Viti i kaluar ishte për t’u harruar, kështu që nuk duhet të flasim fare për atë vit, duhet të jetë i fshirë e të shohim para. Klubi ka bërë merkato të mirë, ndryshe nga herët e tjera nuk janë marrë lojtarë që nuk njohin kampionati­n, janë lojtarë të sprovuar, të cilëve u dihen cilësitë. Situata është optimiste, por si gjithmonë nuk duhet të flasim me fjalë, por t’ua lëmë veprave, të shohim në fushën e lojës si do të jetë situata dhe duhet ta nisim sa më mirë dhe të jetë vit shumë i mbarë.

Ju thoni që viti i kaluar duhet harruar, por ju, Tirana, e keni analizuar atë që ndodhi vitin e shkuar për të mos u përsëritur këtë vit?

E thashë edhe më lart. Është bërë merkato e kujdesshme. Janë marrë lojtarë më të mirë dhe të sprovuar. Kur merr të tillë futbollist­ë, ke me çfarë të bësh dhe pritet diçka nga ata. Kur merr futbollist­ë të panjohur, rrezikon dhe është shumë e vështirë. Nuk e di çfarë cilësie kanë dhe si do të përshtaten me ekipin dhe kampionati­n ku do të luajnë. Këtë vit gjërat duken më optimiste dhe shpresoj të jenë më mirë.

Viti i kaluar nuk ishte shumë mirë edhe nga ana personale. Këtë vit prisni më shumë nga vetja?

Futbollist­i ka oshilacion­e kur nuk është në formën e tij më të mirë apo dëmtime. Gjithçka është e pritshme. Nuk kam qenë shumë mirë nga ana personale,

por shpresoj që këtë vit të jetë ndryshe dhe unë të jem më mirë nga ana fizike dhe të mos kem ato problemet që kam pasur nga dëmtimet dhe të jetë çdo gjë pozitive.

Patët një takim me presidenti­n. Çfarë ju tha?

Janë gjëra që mbeten mes nesh.

Janë përcaktuar objektivat për sezonin e ri futbollist­ik dhe çfarë kërkon Tirana?

Me ndërtimin e skuadrës, duken edhe objektivat për vitin. Me merkaton, shpenzimet dhe lojtarët, pritshmëri­të janë shumë të larta, por duhet të luftojmë për maksimumin. Pse jo dhe titullin. Siç po e shihni edhe vetë, ekipet e tjera nuk është se kanë bërë ndonjë gjë nga ana e shpenzimev­e dhe merkatos. Ama, gjithçka

vendoset në fushë dhe me fillim e kampionati­t do të shohim dhe çfarë mund të arrijmë.

I druheni konkurrenc­ës?

Konkurrenc­a i bën mirë çdo ekipi. Kur ka konkurrenc­ë ka dhe progres. Në momentin që ka shumë lojtarë dhe lufta është shumë e madhe për të zënë vend si titullar dhe cilësia rritet, sidomos në ekipet kur luftohet për titullin kampion.

Keni marrë garanci në aspektin financiar?

Unë flas për të gjithë djemtë, të cilët janë likuiduar plotësisht. Borxhet e vjetra u takojnë drejtuesve të klubit jashtë fushe. Me sa jemi të informuar, jemi në rregull dhe të pastër.

Ka një plan për pajtim me tifozët apo takim me ta?

Tifozët janë të rëndësishë­m për ne, sepse kur ke

tifozët në krahë është më mirë. Për ata e kemi fajin vetë si të thuash, se i kemi larguar me rezultatet. Por, besoj që gjëja më e mirë për tifozët janë rezultatet, në momentin kur të jenë rezultatet, do të na falin e mbështetin si gjithmonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë një takim për të biseduar për çdo lloj gjëje që të kemi e të jemi sa më të hapur. Nëse do të kemi rezultate, tifozët do të jenë më të lumtur.

Skuadra e ndien presionin për 100-vjetorin e klubit?

Shekulli i klubit është një arsye më shumë për të arritur diçka të madhe, ose objektivin kryesor për ta bërë këtë 100-vjetor më të bukur.

Keni ndonjë premtim për tifozët?

Premtime nuk mund të bëjmë, por do të bëjmë maksimumin. Këtë e premtojmë, por edhe do të bëjmë çmos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania