Panorama Sport (Albania)

Solomon Solomon “ndez” “ndez” Partizanin: Partizanin: Kukësit i i bëj bëj golin golin e e parë

Qendërmbro­jtësi largohet përfundimi­sht, ja prapaskena­t

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi është tjetërsuar e kjo gjë është fakt. Mirë apo keq, për tifozët apo për vetë fatin e ekipit për më tej, këtë e gjykon më mirë ai që financon, pra, presidenti Gjici. Sikur mos të mjaftonin 11 ndërprerje­t e kontratave të deritanish­me, tashmë ka ardhur një tjetër largim. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se është larguar qendërmbro­jtësi Ardian Cuculi. Nga burime të sigurta pranë palëve bëhet me dije se lojtari nuk ka dashur më të vazhdojë aventurën me Kukësin, por dhe presidenti Gjici gjithashtu nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe për t'i ofruar një kontratë më të mirë mbrojtësit me eksperienc­ë. 32-vjeçari ka zhvilluar një sezon të mirë me Kukësin, ai u përshtat shumë shpejt e arriti të bëhej zëvendëska­piten i ekipit. Me eksperienc­ën e tij, Cuculi tregoi një shembull mjaft pozitiv në fushë dhe jashtë saj. Ai arriti të luajë plot 31 takime në Superiore, nga të cilat 30 si titullar, pa harruar aktivizime­t në Kupën e Shqipërisë dhe Europa Ligë. Ka qenë Cuculi që nuk ka dashur të qëndrojë në ekip me kushtet aktuale financiare, e drejtuesit nuk është se bënë përpjekje për t'i krijuar kushtet e ta mbanin. Shkak për këtë mosdëshirë rinovimi mes palëve është bërë penalltia që Cuculi pati shkaktuar në fazën e tretë kundër Partizanit më 29 mars në "Loro Boriçi". Në ndeshjen që përfundoi 1-1, ndodhi që është në kufijtë e normales për një qendërmbro­jtës, por ka qenë presidenti Gjici, i cili nuk e ka harruar këtë episod, ndaj nuk e ka falur. Lajmin e largimit të Cuculit gazeta e ka konfirmuar dhe te krerët më të lartë drejtues të klubit, të cilët e kanë pranuar largimin. Ndërsa vetë lojtari nuk ka komentuar vendimin duke mos kthyer asnjë përgjigje. Tashmë, tekniku

Duro po punon për të rindërtuar linjën e majtë të mbrojtjes, ku përveç Rrumbullak­ut largohet dhe ish-kapiteni i Partizanit e Shkëndijës, Ardian Cuculi. MERKATO

Drejtuesit e Kukësit po mendojnë ta përforcojn­ë skuadrën, e në këtë kuadër ata kanë firmosur me Armend Çajanin e Dashamir Xhikën, lajme të cilët gazeta i lajmëroi për firmën dy ditë më parë. Sakaq, ka qenë klubi i Kukësit, i cili zyrtarizoi me një status në faqen zyrtare në "Facebook" bashkëpuni­min me ish-portierin e Partizanit: "Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshj­es me portierin Dashamir Xhika. 30vjeçari ka nënshkruar kontratë për një sezon futbollist­ik me klubin tonë. 'Gardiani' vjen te skuadra jonë pas 5 sezonesh me Partizanin", shkruante klubi.

 ??  ?? Lerda përzë Sakonen, mbijeton Mehmeti
Lerda përzë Sakonen, mbijeton Mehmeti
 ??  ?? Partizani para seancës së djeshme stërvitore
Partizani para seancës së djeshme stërvitore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania