Panorama Sport (Albania)

Vllaznia në hall, Ramadani 45 ditë jashtë

Ka probleme në gju, mesfushori rrezikon startin e kampionati­t

- ADMIR URUÇI

Behar Ramadani tron dit Vllazninë. I zyr tarizuar vetëm një javë më parë prej klubit, mesfushori nuk ka udhëtuar fare drejt Maqedonisë së Veriut. Edhe pse Mirsad Jonuz e kishte në listën e të grumbullua­rve, lojtari nuk ka mundur të udhëtojë drejt Ohrit. Një shqetësim që ka ndierë në gju gjatë një seance stërvitore ka rezultuar fatal për 29-vjeçarin. I vendosur para kësaj situate, është parë e udhës që të qëndrojë në Shkodër dhe të kryejë që të gjitha ekzaminime­t e nevojshme. Pas konsultës paraprake, thuhet se do të qëndrojë afro një muaj e gjysmë jashtë. Dhe, logjikisht, humbet startin e kampionati­t. Gjithsesi, lojtari nuk do ta lërë me kaq, pasi do të bëjë edhe disa kontrolle më të specializu­ara për të zbuluar shkallën

e dëmtimit, duke shpresuar që rikuperimi të jetë më i shpejtë. Ramadani e priti me shumë optimizëm rikthimin te Vllaznia, por fati nuk ishte në krahun e tij. Një situatë të tillë lojtari e kaloi edhe para gjashtë vitesh, e megjithatë gjeti forcat që të rimëkëmbej dhe shkëlqente me Luftëtarin.

LISTA - Vllaznia është nisur dje paradite drejt Ohrit, atje ku do të akomodohen për afro 12 ditë. Edhe pse nën urdhrat e Mirsad Jonuz duhet të ishin 25 lojtarë, pa Behar Ramadanin dhe Sinisha Rajçeviq, numri është reduktuar. E megjithatë, ngushëllim janë blerjet e reja. Kujtojmë se vetëm të hënën zyrtarizua­n marrëveshj­en me afrimet e fundit, Ndriçim Shtubinën dhe Maksim Kojakaru. Në moment të fundit u shtua edhe Florind Bardulla. Për të klubi bëri prapaktheh­u, ndonëse iu kërkuar provë. E njëjta gjë nuk ndodhi me Olsi Gocajn, Antonio Markun e Arsen Hajdarin, të cilët vazhdojnë të refuzojnë testimin. Kështu si shkuan gjërat, këta të tre mund të llogariten zyrtarisht të larguar nga Shkodra dhe do u duhet të mendojnë tjetër sistemim për veten.

GRUPI - Mjafton të shohësh listën e lojtarëve që kanë udhëtuar në Ohër, për të kuptuar që Vllaznia është në rrugën e duhur. Me portën, mbrojtjen dhe mesfushën i kanë llogaritë gatigati të mbyllura, pasi dukshëm kanë shtuar cilësi dhe eksperienc­ë. Katërkëndo­ri do të jetë “pronë” e Sherrit, i cili edhe pse kërkohet nga Partizani, duket se ia ka mbyllur “dyert” këtij opsioni, duke shkuar në Maqedoni. Në gatishmëri për këtë repart është edhe Qarri. Në mbrojtje, përveç Gligorov e

Ristevskit, do të jenë edhe Gurishta, Malota, Shehi, Ruqi, Smajli e Repaj. Mesi i fushës gjithashtu jep optimizëm. Veç Markut, Krujës, Likës, Krymit, Lekajt, Malit apo Fikajt, janë shtuar ishkapiten­i Shtubina, i rikthyeri Bardulla e moldavi Kojakaru. E njëjta situatë nuk vlen për sulmin. Jonuz duhet të bëjë llogaritë vetëm me të rinjtë Zogaj, Pusit e Palushani. Ndaj, klubi po nxiton për të gjetur një “bomber” kalibri. Në plan janë maksimumi edhe 4 afrime, që organika të jetë e blinduar dhe gati për startin e sezonit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania