Panorama Sport (Albania)

Tirana, Mema do “tika-taka”

Ai që gabon, merr si dhuratë ulërimat e njëshit të stolit të 24 herë kampionëve

- OLSI AVDIAJ

Tirana do të luajë me stilin “tika-taka”. E ka vendosur Ardian Mema. Ky do të jetë stili i lojës që do të vërë në jetë gjatë sezonit të ri futbollist­ik. Në të gjitha stërvitjet që Tirana ka zhvilluar në kryeqytet, është vënë re shumë qartë se Mema nuk kërkon topa të gjatë. Qarkullimi i topit, pasat e saktë dhe veprimet pa top në fushën e lojës kërkohen në çdo moment nga trajneri i Tiranës. Madje, për ndonjë gabim të vogël, Mema jo vetëm që mërzitej, por ngrinte zërin në fushën e lojës. Trajneri nuk toleron asnjë gabim, duke kërkuar nga skuadra perfeksion që të luajë me topin në tokë. Dhe të thuash që bardheblut­ë kanë dy sulmues shtatlartë si Majkëll Ngo dhe Ismael Dunga, të cilët mund të godasin mirë me kokë. Gjithsesi, Mema është i prerë, kërkon “tika-taka” dhe lojë si e Barcelonës për t’u argëtuar në fushë dhe për të fituar sa më shumë ndeshje.

AFRIMET – Trajneri Ardian Mema për këtë filozofi të tij loje ka punuar prej kohësh. Ka afruar futbollist­ë si Osmani, Kale, Torasa, Dunga, Batha, që sipas tij luajnë mirë me topin dhe së bashku me të tjerët në skuadër arrijnë të vënë në jetë idenë e Ardian Memës. Futbollist­ët sipas filozofisë së trajnerit bardheblu duhet të qarkullojn­ë topin në çdo cep të fushës derisa ekipi të shkojë te porta dhe të shënojë golin. Një mënyrë futbolli e vënë në jetë nga Barcelona si fillim dhe më pas implementu­ar nga skuadra të tjera botërore. Duhet thënë se lojtarët bardheblu, veç dy sulmuesve dhe dy qendërmbro­jtësve, janë futbollist­ë shtatshkur­tër dhe të zhdërvjell­ët në lojërat e ngushta apo përdorimin e topit. Sesa do të implemento­het kjo histori, mbetet

për t’u parë. Në këtë moment që flasim, Tirana po e tenton këtë stil loje. Tetë futbollist­ë ka afruar deri tani ekipi i Tiranës. Ata janë Bakaj, Qirko, Osmani, Kale, Batha, Torasa, Ngo dhe Dunga. Skuadra pret firmën e Kristi Vangjelit, ndërsa Kostandin Karriqi që firmosi në korrik u largua gjatë fazës përgatitor­e. Sezonin e shkuar

ekipi bardheblu arriti të grumbullon­te 47 pikë. Skuadra nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, duke u konsiderua­r një sezon i dështuar. Tirana është në kërkim të dy lojtarëve “big” për të mbyllur përfundimi­sht merkaton dhe dëshirat e Ardian Memës. Bardheblut­ë shumë shpejt do të mbyllin marrëveshj­en dhe do të prezantojn­ë dy lojtarët e fundit të merkatos. Edhe pse emrat nuk tregohen dhe janë sekret, bardheblut­ë do të bëjnë lëvizjet e fundit në këtë merkato që kanë qenë shumë prodhimtar­e për ta. Gjasat janë që këtë javë të ketë të reja në këtë drejtim, edhe pse skuadra është pothuajse e plotësuar dhe ka shumë lojtarë në organikë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania