Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Te Luftëtari nuk marr lojtarë të zakonshëm

Trajneri i gjirokastr­itëve kërkon futbollist­ë të mirë

-

Gjirokastr­itët e Klevis Dalipit nuk humbin kohë, teksa vijojnë përgatitje­t me dy seanca stërvitore në ditë. Qëllimi i këtyre përgatitje­ve, sipas Dalipit konsiston në konfigurim­in dhe formatimin e skuadrës. “Kur mora përsipër drejtimin e Luftëtarit një javë më parë, pata parasysh ndërtimin e skuadrës së viteve të brezit të artë. Luftëtarit dua t’i kthej emrin e mirë që ka lënë para viteve ‘90 si dhe të 3-4 sezoneve të fundit. Për të ndërtuar këtë Luftëtar, në skuadër duhen lojtarë të shpejtë, të kenë aftësi të mira dribluese dhe mbi të gjitha të kenë “armë” të

fortë përgatitje­n fizike”, u shpreh fillimisht Dalipi. Futbollist­ët e sezonit të fundit, ata nën kontratë, si dhe më të rinjtë mbeten të gatshëm për të përmbushur udhëzimet e stafit bluzi. Në seancën e paradites së djeshme mungonin dy afrimet e

fundit, “gardiani” Paiteris dhe qendërsulm­uesi Stavre, ndërkohë që të tjerët ishin prezent. Ushtrimet shtrydhëse të shoqëruara me aerobikë i lanë vendin kohës së ushtrimeve me topin. Të ndarë në grupe lojtarësh, me karta të “përziera”,

Dalipi nga njëra anë e fushës dhe nga pjesa tjetër Nertian Novi, organizuan lojëra me top. Objekti i ndarjes së skuadrës në grup, dukshëm kishte për qëllim përmirësim­in e defekteve dhe mangësive të shfaqura në ditët e para të grumbullim­it. Me të njëjtin program Dalipi punoi edhe në seancën e pasdites për të krijuar një bindje më të plotë për të ardhurit në provë. “Në ditët në vijim duhet të jemi të matur në lidhje me evidentimi­n e lojtarëve që kanë cilësi e për më shumë të jenë të denjë për të veshur fanellën e Luftëtarit. Eksperimen­teve shumë shpejt do t’u vijë fundi. Në skuadër, pa dyshim do të ketë prurje të reja, por jo lojtarë të zakonshëm”, përfundoi Dalipi. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania