Panorama Sport (Albania)

Lë futbollin 30 vjeç, Mazrekaj: Kam gabuar

-

Cilësi dhe klas me bollëk, ky ishte Mentor Mazrekaj kur kishte topin në këmbë. Shumëkush që e ka parë qoftë edhe një herë në lojë, ka mbetur pa dyshim i mahnitur prej tij. E megjithatë, rrugëtimi në karrierë nuk shkoi ashtu siç vetë lojtari priste. Kapi majat me Partizanin, madje tifozët e kuq nuk mund t'i harrojnë assesi kryeveprat në derbi. Por fundi erdhi shpejt, madje shumë më shpejt nga sa duhet. Futbolli nuk ka jetëgjatës­i, por me profesiona­lizëm e regjim mund të rezistosh disa vite më tepër. Kjo nuk ngjau me kosovarin, i cili në moshën 30-vjeçare vendosi që të "varë këpucët në gozhdë". Një vendim i vështirë, por i detyruar. Lajmin e ka publikuar vetë futbollist­i në profilin e tij në "Facebook", ku nuk ka ngurruar që të tregohet i sinqertë në këtë rrëfim. Mazrekaj ka pranuar se mungesa e profesiona­lizmit, gabimet dhe ndoshta dëmtimet e vazhdueshm­e, e çuan drejt "divorcit" me sportin më të dashur në botë. "Miqtë e mi, sot kam marrë vendimin më të vështirë të jetës sime. Nga sot kam vendosur të mos luaj më futboll. Mos profesiona­lizmi i duhur, gabimet e shumta në karrierë, si edhe lëndimet, më shtynë të marr këtë vendim. I falënderoj të gjithë ata që u ka pëlqyer loja ime dhe janë argëtuar", shkruante dje Mazrekaj. Mesfushori e ka nisur karrierën te Prishtina dhe pasi u dallua me lojërat e tij, Partizani vendosi që ta rrëmbente. Fillimisht në formë huazimi dhe më pas me të drejta të plota, derisa luajti plot 111 ndeshje dhe shënoi 12 gola si i kuq. Megjithatë, rrugës diçka nuk shkoi mirë. Luhatje të mëdha dhe polemika pa fund. Me largimin nga "demat" u kthye në Kosovë, por as të Prishtina e Ferizaj nuk gjeti rehat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania