Panorama Sport (Albania)

Provokon Solomon: Golin e parë ia shënoj Kukësit

"Më pëlqen Shqipëria dhe Ronaldo. Titulli, i yni"

-

Theofilus Solomon i ka idetë e qarta. E di që te Partizani e kanë marrë për të bërë golat, ndaj nuk ngurron që t'i premtojë ata. Ndonëse kundër Karabakut shpërdoroi një rast që mund t'i kualifikon­te më tej në Champions, me paraqitjen që bëri me Sherif Tirsapolin në Ligën e Europës shleu gjithçka. Edhe pse nuk shënoi, ishte pa dyshim protagonis­t në golin e Jasir Asanit. Një aksion model i nisur prej tij dhe i finalizuar më së miri prej sulmuesit anësor. Por, me rrugëtimin në Europë që është mbyllur zyrtarisht, tashmë vëmendja e të kuqve është e gjitha te sezoni i ri dhe Superkupa, e cila është programuar për t'u luajtur më 18 gusht në "Elbasan Arena". Edhe pse nigeriani nuk ka ende informacio­n për axhendën e kësaj finaleje, nuk ngurron që të "ndezë" tifozët me përgjigjet e tij në "InstaStory". Provokon hapur Kukësin dhe premton se titulli kampion do të mbetet i kryeqyteta­sve edhe këtë vit. Gazeta është munduar që të përzgjedhë disa nga pyetjet më interesant­e të personave që e ndjekin në "Instagram" numrin "9" të Partizanit. I pëlqen të jetojë në kryeqytet, ndërsa kur i duhet të zgjedhë mes Mesit dhe Ronaldos apo Piatek dhe Susos, vendimin nuk e ka aspak të vështirë.

JA DISA NGA PYETET QË KA MARRË SOLOMON NË "INSTASTORY": Ku Në Shqipëri. je aktualisht? Të pëlqen të jetosh në Shqipëri?

Sigurisht! Qytet i lezetshëm. Mund të ma japësh një fanellë?

Patjetër. Kur do ta shënosh golin e parë me Partizanin?

Shumë shpejt. Mundësisht kundër Kukësit. A do të jetë Partizani kampion sërish?

Po. E sigurt. Në cilin stadium do të luhet Superkupa?

Në të vërtetë, nuk e di. Sa gola mendon që do të shënosh gjatë kampionati­t?

Nuk e di, koha do ta tregojë. Mesi apo Rondalo?

Ronaldo. Të pëlqejnë Ultras Guerrils?

Po, gjithmonë. Piontek apo Suso? Piontek.

 ??  ?? Përgjigjja e Solomon kur pyetet për golin e parë
Përgjigjja e Solomon kur pyetet për golin e parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania