Panorama Sport (Albania)

Lerda përzë Sakonen, mbijeton... Mehmeti

- Abdulla Dushku

Kompletohe­t Partizani. Pas dy seancave me grup të reduktuar, dje skuadra ka qenë e plotë. Nën drejtimin e Franko Lerdës, 28 lojtarë zbritën në fushë në orën 19:00 për të startuar zyrtarisht fazën përgatitor­e. Veç mungesës me leje të Labinot Ibrahimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e Korrado Sakones. Përgatitës­i atletik nuk ia ka dalë. "Betejën" e nisur një javë më herët e ka fituar trajneri i parë. Burime të sigurta pranë klubi konfirmojn­ë për "Panorama Sport" se me 99.9% të mundësive është i larguar. Madje, thuhet se kanë gjetur direkt edhe zëvendësue­sin e tij. Ai mund të jetë sërish italian dhe ndoshta njohje e vetë teknikut. E megjithatë, ka pasur edhe të mbijetuar. Dritan Mehmeti mbetet në detyrë. Ai u pa dje në stërvitje, duke dëshmuar se kanë gjetur "paqen". Që pa nisur stërvitja, u panë duke folur me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë seancës zv.trajneri i erdhi në ndihmë me përkthimin dhe shpjegimin e programit stërvitor. Veç tij, në staf ishte edhe ndihmësi tjetër, Xhakomo Kini, dhe trajneri i portierëve, Mario Kapeçe. VONESA DHE NDESHJA- Seanca e parë stërvitore nisi 60 minuta me vonesë, ndonëse ishte planifikua­r në 18:00. Një përplasje orari me stërvitjet e grupmoshav­e të Akademisë së Futbollit dhe lojtarët janë lajmëruar paradite për këtë ndryshim. Gjithsesi, të gjithë ishin aty para kohe. Që në orën 18:20 u paraqitën në kompleks dhe në 18:50 zbritën në fushë. Për afro 75 minuta lojtarët morën ngarkesa. Seanca nisi me tre xhiro vrap rreth fushës dhe pas 5 minutash kryen ushtrime të lira. Më tej, 28 lojtarët e pranishëm u ndanë në 4 grupe, duke zhvilluar dy minindeshj­e në gjysmëfush­ë. Pas saj u zhvillua edhe një test brenda llojit, mes dy skuadrave të improvizua­ra nga trajneri. Në njërën anë ishte Dritan Mehmeti dhe në anën tjetër, Xhakomo Kini. Ndërkohë që vetë Franko Lerda nxiste lojtarët për të shënuar gola, duke u përmendur herë pas here rezultatin. Në njërën skuadër u rreshtuan Hoxha, Telushi, Romero, Broja, Hyseni, Jaiteh, Kodra, Bardhi, Asani, Solomon dhe Çinari, ndërsa në tjetrën Teqja, Belica, Trashi, Bitri, Idrizaj, Boldor, Kote, Mala, Ekuban, Braun dhe Mensah. Ky duel zgjati 30 minuta dhe përfundoi në shifrat 4-1 për skuadrën e dytë. TESTI FIZIK - Pas përfundimi­t të ndeshjes, të gjitHë lojtarët Iu nënshtruan testit fizik që zgjati rreth 20 minuta. Në këtë test fizik ishin në program 20 xhiro për 100 metra, në vajtje me sprint ku koha maksimale të ishte 20 sekonda dhe në kthim më ngadalë dhe koha maksimale të ishte 40 sekonda. Ky ushtrim përmbyllës u udhëhoq prej Egzon Belicës, që pati edhe komandën, ndërkohë që vetë trajneri Lerda vraponte njëherësh me lojtarët. Dukej që të gjithë t'u bindeshin "urdhrave" të Belicës, por kishte dhe batuta në drejtim të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania