Panorama Sport (Albania)

U rikthye pas 8 vitesh, Xhemalaj ka një ëndërr: Erdha për trofe

TEUTA/ Mesfushori “skanon” përgatitje­t dhe objektivat: Do shkojmë larg

- Si e keni gjetur skuadrën? Në aspektin personal, a Zamir Qypi

Pas gati 8 vitesh, Orian Xhemalaj u rikthye në shtëpi. Më i pjekur dhe plot ambicie, tashmë mesfushori kërkon trofe me Teutën. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 28-vjeçari analizon këtë periudhë përgatitje­sh, por shpalos edhe objektivat. Premton maksimumin me fanellën e “djemve të detit” dhe nuk ngurron që të na zbulojë ëndrrën për të kapur majat në Durrës.

U rikthyet te Teuta pas disa sezonesh, pse e morët këtë vendim pikërisht tani?

Teuta është shtëpia ime dhe jam i lumtur për këtë rikthim. Jam ndierë i vlerësuar prej vendimit të presidencë­s dhe profesor Shkëmbit, ndaj më duhet t’i falënderoj për besimin. Shpresoj që t’ua shpërblej me paraqitjen time në fushë dhe me arritjen e objektivav­e në fund.

Një Teutë ndryshe dhe shumë ambicioze. Ambienti është më shumë se i ngrohtë. Gjeta një grup futbollist­ësh dhe një staf shumë të përgatitur.

Si e sheh Xhemalaj gjendjen e grupit pas afrimeve të verës?

Teuta ka pasur grup, por me ne është forcuar edhe më shumë. Lojtarët që kanë ardhur bashkë me mua po i japim një dorë të mirë skuadrës. Mendoj se jemi në nivelin e duhur për të ndihmuar Teutën. Sezoni i ri po afron, por kemi ende kohë për të riparuar

ndonjë gjë të vogël dhe qenë gati për të synuar majat.

Dhe sa larg mund të shkojë kjo Teutë?

Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi një grup futbollist­ësh cilësorë, por nuk mungojnë elementë e rinj dhe të talentuar. Po

stërvitemi shumë dhe me përkushtim. Dhe nëse gjithçka shkon si duhet, në fund do arrijmë që të gjitha objektivat që do të na vendosë klubi.

Si e shikoni faktin që janë shtuar durrsakët në ekip?

Është diçka shumë pozitive, pasi

janë lojtarë që e njohim ambientin. Mbi të gjitha, janë edhe cilësorë. E kanë vërtetuar kudo ku kanë luajtur. Kjo do të ndikojë mirë edhe për tifozët, që shpresoj të jenë akoma më afër nesh këtë sezon.

keni ndonjë objektiv për sezonin e ri?

Do të jap maksimumin për këtë skuadër. Dhe, nuk mund ta mohoj se e kam një dëshirë: dua të fitoj një trofe këtë sezon. Vetëm kështu do të ndihesha i kompletuar.

 ??  ?? Orian Xhemalaj , mesfushori gjatë seancës së djeshme stërvitore
Orian Xhemalaj , mesfushori gjatë seancës së djeshme stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania