Panorama Sport (Albania)

Elbasani, përforcime­t pritet të vijnë nga Afrika

- Vladimir Mema

Pas fillimit të përgatitje­ve dhe emërimit të trajnerit të ri, për klubin e Elbasanit tani lind një detyrë e re: formatimi i skuadrës. Në seancën e parë stërvitore të verdhebluv­e dolën në stërvitje vetëm 11 futbollist­ë, një numër modest ky për një skuadër që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë. Nga këta lojtarë, pjesa dërrmuese e tyre vinin nga të rinjtë dhe titullarët e edicionit të kaluar mungonin, përveç Micit, Ukajt dhe Ferhatit, pa harruar Allkjan me Dostin që kanë pasur minutat e tyre në dispozicio­n. Pritet që në seancat në vazhdim të rikthehen në stërvitje disa nga lojtarët e edicionit të kaluar dhe më pas të mendohet për të bërë përforcime­t. Të paktën lojtarët elbasanas e kanë shprehur më parë se mund të qëndrojnë në skuadër edhe në këto kushte të vështira, ndaj pritet t’i bashkohen grupit këto ditë. “Jabanxhinj­të” e edicionit të kaluar janë larguar të gjithë.

AFRIKANËT – Sa u përket afrimeve në merkato, burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë klubit verdheblu pohojnë se menaxherë të ndryshëm kanë ofruar futbollist­ë dhe ditët në vijim pritet që ata të jenë në Elbasan për t’u provuar. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për lojtarë që vijnë kryesisht nga Afrika, të cilët kanë një kosto më të ulët dhe që në këtë moment do t’i bënin punë skuadrës. Vazhdimish­t verdheblut­ë kanë pasur në ekip lojtarë të huaj, ndaj edhe ky vit nuk do të bëjë përjashtim. Gjasat janë që nga java e ardhshme të ketë një dyndje lojtarësh, të cilët do të testohen nga trajneri Lleshanaku dhe stafi i tij. Drejtuesit e Elbasanit duhet të shpejtojë me punën në çdo aspekt, pasi janë shumë vonë me përgatitje­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania