Panorama Sport (Albania)

“Fieri me kushte ideale, mjaft më me fasada”

Thanas Tupe gjykon se duhen mendime të qarta e praktike

- BUJAR RAMA Bujar Rama

Thanas Tupe është një nga emrat e njohur të trajnimit në Fier. E ka nisur si trajner i të rinjve të Apolonisë në vitet 1986-1991, pastaj ndihmës i Sotiraq Tegut dhe Vangjel Capos tek ekipi i parë. Gjatë sezonit 19951996 Tupe do të bëhej trajner i parë i fierakëve dhe më pas u largua drejt Greqisë. Pas rikthimit në Fier, vitin e kaluar iu besua drejtimi i futbollit të femrave. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Apolonisë jep mendimet e tij për skuadrën aktuale dhe sezonin e ri.

Tupe, një Apoloni kaq vite larg Superligës. Pse kjo situatë sipas jush?

E kam ndjekur gjatë gjithë kohës Apoloninë, sepse e kam ekip të zemrës. Kanë ndikuar një sërë faktorësh në këtë situatë, por ndër më kryesorët mendoj se janë ndërrimet e shpeshta të trajnerëve dhe lojtarëve brenda një sezoni. Është e vështirë të ndryshosh dhe të riformatos­h brenda një periudhe, kur kampionati zien. Tjetër element shumë i rëndësishë­m është akademia që fierakët e kanë shumë të organizuar dhe prodhojnë lojtarë cilësorë dhe premtues, por që aktivizohe­n pak apo aspak, rrinë 1-2 vjet me ekipin e parë dhe pastaj largohen. Të rinjtë e akademisë duhet të ishin primarë, sipas filozofisë së hershme të klubit, por pa dyshim duhen edhe lojtarë cilësorë të përvojës. Kushtet në Fier janë ideale, ndoshta duhen mendime më të qarta, më praktike dhe më funksional­e.

Ku ndryshon Apolonia e drejtuar nga ju me këtë skuadër sot?

Është një pyetje që shpesh ia kam shtruar vetes dhe jam përpjekur të bëj një analizë. Apolonia e dikurshme, jo

vetëm kur e drejtoja unë, mund të ketë pasur dobësi teknike, por ka pasur më shumë zemër, më shumë forcë dhe dinamikë, më shumë karakter, dëshirë, kolektivit­et dhe më shumë kompaktësi grupi. Sot kanë evoluar kushtet dhe metodat, infrastruk­tura, po ku janë rezultatet? Kam idenë, mos qofsha i gabuar, që sot i mëshojnë më shumë anës së jashtme, fasadës dhe jo përmbajtje­s, asaj që duhet të marrë futbollist­i. Fatkeqësis­ht, më duket më shumë komercial se lojë sot ky sport.

Keni drejtuar edhe Apoloninë e femrave. Ku

është më e lehtë?

Ka specifika të veçanta. Vajzat janë më të disiplinua­ra taktikisht, zbatuese besnike të fjalës së trajnerit, ndërsa te djemtë ka më shumë probleme në respektimi­n e detyrave taktike. Ka edhe vështirësi gjinore, duhet kujdes për të mos i mbingarkua­r vajzat. Është një sport i zhvilluar vonë për femrat, ndaj ka vështirësi, pavarësish­t predispozi­tës maksimale që ato dëshmojnë në stërvitje dhe në fushë.

Nën drejtimin e Mërgjyshit, Apolonia është një skuadër që po punon në të

gjitha aspektet për rikthimin në Superligë. Mendimi juaj?

Me këtë trajner, drejtuesit kanë goditur në shenjë. Mërgjyshi është një specialist i mirë, i ka treguar vlerat kudo ku ka drejtuar, si në Kategorinë e Parë, ashtu dhe në Superligë. Mbi të gjitha, ai e njeh mirë frymën e klubit dhe të akademisë, sepse e ka drejtuar më parë Apoloninë dhe kjo gjë përbën një avantazh të rëndësishë­m. Me disa përforcime në cilësi, Apolonia i ka të gjitha shanset për t’iu rikthyer Superiores.

Cilat ekipe shihni si rivalet më të forta të Apolonisë në këtë garë?

Parashikoj kampionat të fortë. Si rivale, do të veçoja Besën që po i shton ambiciet e saj dhe do të kërkojë vazhdimësi, pas kampionati­t të kaluar ku u rendit e dyta. Pogradeci është një ekip simpatik, që jo vetëm ka ruajtur grupin e vjetshëm, por po përforcohe­t, ndërsa Lushnjën e shoh larg. E kam thënë edhe më parë se është një ekip “i plakur”, ka nevojë për riorganizi­m dhe rigjenerim. Lushnjarëv­e do t’u duhen së paku 2-3 vjet për t’u ngjitur në nivele serioze të pretendimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania