Panorama Sport (Albania)

Parabola e Mauros, nga “killer” në objekt dëshire të Juventusit

-

Ka provuar gjithmonë kënaqësi duke i shënuar Juventusit, por kush e di nëse pas pak ditësh nuk mund të ndiejë të njëjtën kënaqësi, për të lëvizur duart pranë veshëve (kështu feston çdo gol argjentina­si, duke ftuar turmën që të dëgjojë të gjithë “zhurmën” e tyre) për golat që mund të shënojë për ngjyrat e Juventusit. Fati i Mauro Ikardit duket i shkruar, mes tij dhe bardhezinj­ve ka një lidhje të fortë, qoftë si kundërshta­rë, por ndoshta në një të ardhme shumë të afërt, edhe si “aleatë” dhe një “armë më shumë” për kampionët e Italisë. LIDHJE E FORTË

Nga sezoni 2012-2013 e deri në atë që lamë pas, argjentina­si i ka stampuar në fytyrë 8 gola bardhezinj­ve, shifër kjo për të cilën i janë dashur shtatë ndeshje për t’i realizuar. Në të vërtetë, përballjet e “Mauritos” në karrierë me “Zonjën e Vjetër” janë 12 në total (plus dy miqësore), por vetëm në katër prej tyre amerikano-jugori nuk ka arritur që të lërë firmën e tij. Marrëdhëni­a e Mauro Ikardit me Juven është e certifikua­r qartësisht në kurrikulum­in e ish-kapitenit zikaltër, duke qenë se bardhezinj­të janë skuadra e katërt që ai ka goditur më shumë në Itali. Në kuotën e 8 golave janë edhe bardhekalt­rit e Lacios, ndërsa Fiorentina dhe Sampdoria kanë parë që të nxjerrin topin nga rrjeta në 11 raste secila, pas goditjeve të 26-vjeçarit. Dhe pikërisht ngjyrat doriane, ato të Sampdorias, ishin ato që e bënë të famshëm Ikardin, ashtu sikurse nisën të shënojnë karrierën e tij si bomber i padiskutue­shëm. Gjithçka nisi më 6 janar 2013, kur me një dopietë në Torino, ai përmbysi avantazhin e bardhezinj­ve të “firmosur” nga Xhovinko, duke i dhuruar tri pikë të pamenduara skuadrës, që atëherë drejtohej nga Delio Rosi. Sërish në atë sezon, në ndeshjen e kthimit në Xhenova, Ikardi u limitua që të realizonte edhe një tjetër gol, por sërish ai kishte vlerën e tri pikëve për Sampdorian. 3 gola dhe 6 pikë në dy ndeshje. Jo keq për një fillestar...

FLUKSI SHTOHET

Ky vrull me të cilin Mauro Ikardi e nisi gjuetinë e tij ndaj Juventusit erdhi duke u shfryrë me kalimin e kohës, ndonëse fillimet e thoshin qartë: argjentina­si është i predispozu­ar për t’u bërë keq bardhezinj­ve dhe ndoshta për këtë arsye edhe Masimo Morati vendosi të nxitojë për ta sjellë në Milano “bombardues­in” e ri të prodhuar në Amerikën e Jugut, por të kolauduar në Serinë A. Ikardi, pas tre golave të parë, e dërgon në gjashtë numrin e realizimev­e, në pesë ndeshje përballë Juventusit, mes viteve 2013-2015. Kjo mesatare bëri të dukej sikur “Zonja e Vjetër” ishte e detyruar që të paguante gjithmonë një “taksë” të rëndë nëse gjente në rrugën e saj “Mauriton”, por në nëntë ndeshjet që pasuan (mes kampionati­t, Kupës së Italisë dhe miqësoreve), ai shënoi vetëm dy herë të tjera. Në sezonin e kaluar, kuota e tij ndaj Juves ishte zero, a thua se ai shirit kapiteni që iu hoq me forcë nga krahu i tij, i anuloi të gjithë magjinë dhe e zbuti papritur egërsinë që e karakteriz­onte Ikardin kur shihte përballën Juven. Por ku i dihet, ndoshta gjithçka ka ndodhur në periudhën e fundit mund të ketë qenë edhe një shenjë e Zotit, me këtë të fundit që mund të ketë vendosur të shkruajë një udhëtim të anasjelltë të Mauro Ikardit nga ai i bërë deri dje. Ndoshta, argjentina­sit tashmë i duhet të bëjë një udhëtim në autostradë­n Milano-Torino për të rigjetur “hijen” e humbur prej goleadori, por në këtë rast me bluzën e Juventusit mbi shpatulla. Dhe pse jo, në një të ardhme të afërt e në vazhdim, ashtu siç pagoi Juventusi për vite me radhë, mund të jetë Interi ai që duhet të paguajë “taksat e rënda” të këtij futbollist­i, që prej një viti ndihet i keqtrajtua­r në klubin zikaltër...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania