Panorama Sport (Albania)

“Higuain do ta mbyllë karrierën në Torino”

-

Juventusi punon që ta shtyjë sa më larg dhe sa më shpejt nga Torino, por ndërkohë Gonzalo Higuain as që ka ndërmend të ndërrojë skuadër. Pas deklaratav­e të vëllait-menaxher Nikolas se “në Itali do të luajmë vetëm për Juventusin dhe askënd tjetër”, e cila konfirmohe­t edhe me refuzimet e shpeshta që u është bërë ofertave të Romës, dje ka dalë në skenë edhe i ati, Horge Higuain, i cili jo vetëm garanton se i biri do të qëndrojë sipas kontratës edhe për dy vite te Juventusi, por ndoshta mund ta mbyllë me ngjyrat bardhezi karrierën. “Gonzalo ndihet shumë mirë në Itali dhe është edhe shumë i lumtur madje. Ai ka një marrëdhëni­e fantastike me tifozët e Juves, e cila u konfirmua ditën që ai mbërriti për vizitat mjekësore, por në të njëjtën kohë edhe me drejtuesit vazhdon të jetë i hapur dhe nuk ka asnjë problem me ata. Sivjet ka shfaqur gjithashtu një formë shumë të mirë dhe është gati që ta mbyllë karrierën e tij në radhët e Juventusit, ku e presin edhe dy vite të tjera kontratë (fiton 7.5 milionë euro në sezon), - vazhdon babai i ‘Pipitas’. – Personalis­ht, si ishfutboll­ist dhe si tifoz, do të kisha dashur që Gonzalo ta mbyllte karrierën e tij në shtëpi, te River Plejti, skuadra jonë e zemrës, por ku i dihet, duke qenë se edhe me trajnerin aktual, Gajardo, ka pasur gjithmonë një marrëdhëni­e fantastike dhe vlerësimi është reciprok. Por, duke lënë mënjanë ndjenjën familjare, e ritheksoj, Gonzalo është i lumtur te Juventusi dhe dëshira e tij është që ta mbyllë aty karrierën e tij fantastike”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania