Panorama Sport (Albania)

“Zonja” pranon 70 mln nga Totenhemi, vendos Dibala

Interi nuk dorëzohet, pritet një ofertë për sulmuesin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Premier Liga nuk kërkon që të dorëzo het për Paulo Dibalën dhe në këto 48 orë të fundit që kanë mundësi të blejnë ende, është Totenhemi që dje ka marrë garancinë nga Juventusi se janë gati që t’i shesin argjentina­sin. Në pasditen e vonë, e përditshmj­a “Mirror” garantoi në mënyrë ekskluzive se kampionët e Italisë vetëm për ta shitur argjentina­sin, por jo në radhët e Interit, i kanë thënë “po” ofertës së Totenhemit, prej 64 milionë sterlinash, e barasvlers­hme me 70 milionë euro. Trajneri Mauricio Poçetino kërkon me çdo kusht bashkatdhe­tarin e tij në skuadër dhe pret sot një përgjigje nga vetë numri 10 i bardhezinj­ve, i cili kujtojmë se ka refuzuar Mançester Junajtid, duke mbajtur pezull për momentin edhe akordin që Juventusi kishte gjetur me Romelu Lukakun. Por, nëse në rastin e “djajve të kuq” Dibala mund të frenohej edhe nga mundësia, që këta nuk do të mund të luanin në Champions, Totenhemi i cili e ka fituar këtë të drejtë dhe për më shumë është finalistja në fuqi, mund të joshë disi më shumë 25vjeçarin.

NGËRÇET – Siç konfirmohe­t edhe nga media italiane, Juventusi dhe Totenhemi janë dakord mbi çdo detaj mes tyre, por në fund do t’i takojë lojtarit që të vërë firmën finale mbi këtë marrëveshj­e. Gjithsesi, ngërçet ekzistojnë edhe në këtë rast, ose më saktë janë të njëjtat që

prishën akordin e mundshëm me Junajtid. E para është paga, pasi Dibala, në rast se largohet nga Torino kërkon të fitojë dyfishin, e thënë ndryshe 14 milionë euro. Dhe mbi të gjitha, nuk ka ndërmend që të falë edhe të drejtat e tij të imazhit, të cilat i ka shitur për pesë vitet

në vazhdim, për 40 milionë euro. Nëse Totenhemi pranon këto kushte, ndoshta sot mund të finalizohe­t gjithçka.

INTERI NUK DORËZOHET – Por ndërkohë është një skuadër, e cila lutet, që firmat mos të vijnë. Ajo është Interi dhe kuptohet lehtë arsyeja.

Fakti që Juventusi është rikthyer papritur në sulm për Ikardin, zikaltrit janë gati që të bëjnë edhe një sforco financiare në këtë merkato për të bërë të tyrin argjentina­sin, jo vetëm për cilësitë që Dibala ka, por edhe si shenjë hakmarrjej­e ndaj “Zonjës së Vjetër”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania