Panorama Sport (Albania)

Danilo në Torino, sot vizitat mjekësore dhe firma në kontratë

Zbarkon mbrojtësi që dërgoi Zhoao Kanselo te Siti

-

Blerja e re e radhës nga ana e Juventusit ka zbarkuar pasditen e djeshme në Torino. Saktësisht në orën 18:24, avioni privat i skuadrës së Juventusit është ulur në aeroportin e Kazeles, në bordin e të cilit ishte braziliani Danilo. 28-vjeçari është futbollist­i më i ri që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Mauricio Sarri, por në të njëjtën kohë detyroi largimin nga bardhezinj­të të Zhoao Kanselos, mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili bëri udhëtimin e kundërt të Danilos, gjithashtu pasditen e djeshme, teksa sot pritet që të firmosë me Mançester Sitin. 28-vjeçari Danilo ishte një zgjedhje disi surprizë për kampionët e Italisë, ndonëse në pritje për të parë në aksion amerikano-jugorin, fakti më i rëndësishë­m i këtij operacioni është se përveç kartonit të lojtarit, “Zonja e Vjetër” arkëton edhe shifrën e rëndësishm­e prej 28 milionë eurosh, edhe pse kjo mund të konfirmohe­t më mirë në orët në vazhdim. Danilo, në 72 orët e fundit kishte bërë disa lëvizje personale, sepse pas një refuzimi fillestar, ai vendosi që të pranojë ofertën e italianëve, duke ulur pagën e tij, nga 6 në 4 milionë euro neto, plus bonuse, për pesë vitet e ardhshme. Në aeroport, braziliani u prit nga menaxheri i tij dhe të dy së bashku u vunë në lëvizje, në fuoristrad­ën që u kishte vënë në dispozicio­n klubi i Juventusit. Axhenda e Danilos do të vazh

dojë ditën e sotme, teksa në orën 8:30 të mëngjesit pritet në klinikën “J Medical” për kryerjen e vizitave mjekësore dhe më pas do të hedhë edhe firmën në kontratë. Te bardhezinj­të, Danilo ritakon Aleks Sandron, me të cilin formonte dyshen e krahëve të mbrojtjes në radhët e Portos katër vite më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania