Panorama Sport (Albania)

Lukaku kriset me Mançester Junajtid, “dezerton” në stërvitjen e së martës

Në pritje të transferim­it, belgu u stërvit edhe dje në Bruksel

-

Krisje dhe në këtë pikë, ajo është totale. Edhe ditën e djeshme Romelu Lukaku u stërvit me klubin e Anderlehti­t në Belgjikë, ish-skuadrën e tij, ndërkohë që klubi i tij, Mançester Junajtid, e priste në “Carrington”, qendrën e tyre sportive për të rinisur stërvitjen. 20 herë kampionët e Anglisë janë në prag të startit të Premier Ligës, që “djajtë” do ta nisin me ndeshjen kundër Çelsit, të dielën në “Old Trafford”. Sulmuesi belg nuk rikthehet nën urdhrat e Ole Gunar Solskjaeri­t për të dytën ditë radhazi: por ditën e parë ai qëndroi në Bruksel me lejen e klubit, pasi tekniku norvegjez i

kishte lënë futbollist­ët e tij pushim. Por dje, ai duhej të ishte paraqitur pranë klubit, gjë që “djajtë” nuk e kanë pritur aspak mirë. Mungesa e objektivit të Interit dhe Juventusit në Mançester është lexuar si një ndryshim strategjie nga ana e futbollist­it dhe menaxherit të

tij, i cili deri tani ishte treguar i kujdesshëm me klubin në pritje të transferim­it. Sinjal që vetëm pritet ta ngurtësojë akoma më shumë qëndrimin e anglezëve, të cilët kërkojnë 83.5 milionë euro për transferim­in e tij dhe asnjë qindarkë më pak. Në Angli, “Sky Sport” zbulon se “rebelimi” i 26vjeçarit

do të përfundojë sot, kur ai pritet të paraqitet në klub. Lukaku nuk ka luajtur në asnjë nga ndeshjet e fazës përgatitor­e të “djajve” këtë sezon. Zyrtarisht ka vuajtur nga një problem i lehtë fizik, por gjithnjë fshihen pas dyshimet e ftohjes së tij me klubin, i cili i ka dhënë kohë që ta zgjidhë të ardhmen e tij me urgjencë për shkak se merkatoja në Angli mbyllet ditën e nesërme ora 17:00. Por ai është gjithnjë e më larg dhe jo vetëm metaforiki­sht nga Mançester Junajtid. Si do të përfundojë? Telenovela rezervon të tjera seri...

 ??  ?? Lukaku në stërvitjen e djeshme me Anderlehti­n
Lukaku në stërvitjen e djeshme me Anderlehti­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania