Panorama Sport (Albania)

Titullarë, dyshime e xhola, ja si ndryshon Milani me 5 afrime

Blerjet "problemi" i Xhampaolos, që po studion zgjidhjet

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Deri më sot kuqezin jtë kanë afruar pesë futbollist­ë në organikën e Marko Xhampaolos. Cilësi dhe karakteris­tika të ndryshme, të cilave trajneri i ri i "Djalli" duhet t'u gjejë formulën për t'i shkrirë sa më mirë brenda ekipit. SHANSI

Fitorja e Kupës së Afrikës si protagonis­t i ka dhënë shkëlqim Ismael Benaserit. Lojtari më i mirë i turneut në kontinenti­n e zi duhet të jetë regjisori i ri i Milanit. Vetëm dy asiste dhe asnjë gol në sezonin e kaluar nuk janë shifra mbresëlënë­se, por algjeriani zbarkon në Milano me një CV fantastike në lidhje me pasimet (të gjata dhe të shkurtra), topa të rikuperuar dhe vertikaliz­ime të tentuara. Diskutim i ndryshëm për Rade Kruniç që në oborret e "Djallit" vjen me 5 gola dhe 6 asiste të realizuara në sezonin e fundit tek Empoli. Boshnjaku do të ketë shumë konkurrenc­ë, sepse luan në një rol ku Milani ka një bollëk të frikshëm. Çalhanoglu, Paketa, Kesi e Bonaventur­a janë të gjithë lojtarë që kanë karakteris­tika të ngjashme me Kruniç, por ashtu si Benaser, edhe ai do të ketë shanset e tij për të treguar me fakte se Maldini pati të drejtë kur investoi 8 milionë euro për të. SHTYTJE

Goditja e madhe e verës kuqezi mund të rezultojë Teo Hernandez. Mbrojtës krahu në gjendje të përballojë të gjithë ngarkesën e korsisë i vetëm, francezi do t'i ofrojë Xhampaolos një alternativ­ë më shumë në fazën sulmuese. I dëmtuar ndaj Bajernit, ai nuk e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, por sidoqoftë, goli ndaj Novarës dhe minutat e para pozitive si milanist janë ende një kujtim i freskët. Përveç shtytjes, Hernandez ka aftësi të dhurojë asiste, teksa e majta e tij mund të shfrytëzoh­et për goditjet e dënimit. Shifrat (1 gol dhe 2 asiste) e sezonit të kaluar në radhët e Sociedadit nuk janë mbresëlënë­se, por nuk duhet harruar se në radhët e baskëve ishte në sezonin e tij të parë si titullar absolut. E PANJOHURA

Dyshimet janë normale kur përmendet emri i Leo Duartes. I ardhur nga Flamengo, komentet për të janë të shumta dhe pozitive. Teorikisht ka cilësi që nuk ngjasojnë me askënd tjetër në rolin

e tij brenda Milanit. Agresivite­ti, forca shpërthyes­e dhe gjetja e kohës mund ta shndërrojn­ë në një shpatull ideale për Alesio Romanjolin, të paktën deri kur Kaldara të jetë totalisht gati. Nga ana tjetër, fakti që Duarte nuk ka luajtur kurrë në Europë,

mund të rezultojë penalizues, megjithatë 23-vjeçari është një sfidë jo vetëm e klubit, por edhe e Xhampaolos që me të rinjtë ka ditur gjithnjë të gjejë gjuhën e duhur. Shkrinjar, Andersen dhe Kolej te Sampdoria janë prova të gjalla të "dorës" së trajnerit, por edhe

Duarte duhet të nxitojë të integrohet duke marrë si shembull Paketan, ish-shok skuadre te Flamengo dhe tashmë te Milani. TALENT

Përveç tetë golave me Lilën në sezonin e kaluar, Rafael Leao nuk ka asnjë kartëvizit­ë

tjetër për t'u prezantuar me tifozët e tij të rinj. 20vjeçari ishte një bast për drejtuesit e Milanit dhe i tillë do të jetë edhe për Marko Xhampaolon. Roli i portugezit do të jetë ai i sulmuesit të dytë krah Piontekut, por besimi duhet shpërblyer me gola. Talenti dhe shpejtësia nuk i mungon, të paktën kështu thonë specialist­ët e sektorit, por a do t'i mjaftojnë këto armë për të gjetur vend në listën e bomberave të Serisë A? Ekuacioni i takon trajnerit kuqezi, që ashtu si me mbrojtësit, edhe me sulmuesit e rinj di si të veprojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania