Panorama Sport (Albania)

“Ushtari” Piontek, golat vijnë me... shokët e rinj

-

Përveçse nuk e ka gjetur ende fitoren e parë në këto dalje të para sezonale, Milani i Marko Xhampaolos vuan edhe për gola. Teo Hernandez (ndaj Novarës) dhe Suso (kundër Junajtidit) janë "solo" në aspektin realizues. Ai që po vuan më shumë është pa dyshim Kristof Piontek. Polaku nuk ka dërguar në rrjetë asnjë nga topat e marrë në ndeshjet e luajtura deri tani. Samu Kastijeho pa dyshim që nuk është partneri ideal për 9shin kuqezi, por kjo thjesht sa e lehtëson disi "shterpësin­ë" e tij. Jo më kot, vija e parë është edhe reparti ku Milani po punon fort për merkaton. Largimi i Kutrones dhe ai i mundshëm i Andre Silvës me siguri që do të kompensohe­n nga po aq prurje. PARTNERË - Piontekut i nevojitet hapësirë dhe për këtë arsye Paolo Maldini investoi 30 milionë euro për Rafael Leaon. Portugezi pritet të jetë "shpatulla" ideale për kolegun polak, duke i krijuar hapësirë, por sidomos duke i ofruar pasime më të thjeshta për t'u transformu­ar në gola. Një lëvizje e tillë taktike u duk e duhura edhe

ndaj Mançester Junajtidit. Me Andre Silvën në vend të Kastijehos, numri 9 u duk më komod, pavarësish­t se golat e shënuar mbetën në kuotën zero. Edhe Korrea duket një partner ideal për Piontek. Argjentina­si ka një jetë që luan si sulmues i dytë dhe mund ta ndihmojë Krisin në misionin e golave. Në mos në

krah, pas shpine, Piontek mund të gjejë mbështetje edhe nga aktivizimi i një fantazisti. Me Suson raporti duket i mirë, por Paketa dhe Çalhanoglu si 10-sha mund t'i japin një tjetër impuls nervit prej bomberi të 24-vjeçarit që dëshiron të shënojë më shumë se 30 gola në sezonin që pritet të nisë më 24 gusht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania