Panorama Sport (Albania)

Bajern, ja pse nuk të duhet vetëm Sane

-

Të dashur tifozë të Bajernit, nëse nervat i keni të lodhura nga çështja "Sane", atëherë është momenti për të bërë një pushim. Relaksohun­i, në fund të fundit, ju nuk keni asgjë në dorë për t'i ndryshuar fatet e këtij transferim­i.

Të gjithë mund të pyesin veten se përse Bajerni i Mynihut bëri atë paraqitje të dobët në finalen e Superkupës ndaj Dortmundit. Kush ishte fajtori? Pa dyshim që disa prej jush mund të thonë që ndeshja u zhvillua në fushën e kundërshta­rit dhe në një stadium neutral. Ka shumë pyetje, pse Dortmundi dhe jo Lajpcigu? Pse jo Këlni që doli i pari në Bundesligë­n e Dytë? Mund t'ju them se të gjitha këto do të ishin justifikim­e që Bajernit nuk do t'i bënin aspak mirë. Nëse një skuadër kampione dhe fituese e Kupës së Gjermanisë ka frikë të luajë në Dortmund, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon. Do të më thoni sërish që na mungon një lojtar krahu si Sane dhe ja ku diskutimi do të niste sërish nga e para.

Nuk ka asnjë diskutim që Sane është një lojtar i madh, një nga më të mirët në rolin e tij. Por, në atë krah bavarezët kanë dhe lojtarë të tjerë të mirë, si Koman dhe Gnabri. Nëse dikush është kundër dhe ka një mendim ndryshe, gabon. Koman dhe Gnabri kanë qenë edhe vjet lojtarët që luajtën më shumë ndeshje në krahët e sulmit. Me ta Bajerni u shpall kampion, duke bërë një pjesë të dytë të sezonit perfekt. Atëherë ku qëndron problemi? Duhet të kuptojmë që është problem më madhor, as Sane dhe as ndonjë individ tjetër nuk do të rregullont­e ekuilibrat në skuadër. Të larguarit janë më shumë në numër sesa ata që mund të vinin dhe kanë ardhur (Pavard, Hernandez dhe Arp). Bajerni duhet të rigjejë identiteti­n. Gabimet individual­e të bëra të gjitha së bashku kushtojnë shumë. Dhe, kjo ishte ajo që ndodhi në Superkupë. Një skuadër që ende po mundohet të vërë në punë mekanizmat e saj. Lojtarët janë aty, thjesht duhet dikush që të dijë t'i orientojë ata në drejtimin e duhur. Sane nuk do të ishte shpëtimi, por vetëm kura e momentit, një moment që mund të ndryshojë shumë shpejt në drejtim të kundërt. Ndaj, të dashur tifozë bavarezë, mos harxhoni energjitë për të analizuar gjëra të kota, por fokusohuni tek ajo që është më e rëndësishm­ja, rikthimi në identitet të një klubi që mendon të ngjitet në majat e futbollit botëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania