Panorama Sport (Albania)

“Adidas” shtyn Garet Bejlin drejt Mynihut

-

Garet Bejl mund të jetë në fund një lojtar i Bajernit të Mynihut. Teksa uellsiani refuzoi kalimin në Kinë te Xhijangsu Suning, zgjidhja e vetme për kushtet e lojtarit të Real Madridit janë bavarezët. Drejtuesit madrilenë me ata të klubit gjerman kanë marrëdhëni­e të shkëlqyer, kjo u pa edhe në huazimin e Hames Rodrigezit dy sezone më parë, për të cilin Bajerni pagoi 13 milionë euro për huazimin 2-vjeçar dhe kishte mundësi ta blinte për 42 milionë të tjera në fund të qershorit të kaluar, por që nuk ndodhi kështu, pasi gjermanët

nuk e konsideron­in në planet tyre. Shitja e kartonit të Bejlit duket e vështirë, por jo e pamundur. Gazeta e njohur spanjolle "Marca" ka bërë me dije se ai mund të kalojë në Mynih në formë huazimi me detyrim blerjeje. Por përse klubi gjerman duhet të rrezikojë

me një lojtar që ka luajtur në vetëm 53% të ndeshjeve me Real Madridin, një lojtar me sjellje të vrazhdë dhe me pagë tepër të lartë?! Arsyeja është e thjeshtë: Bejl mund të rilindë në Gjermani, për më tepër ai është një markë më vete, reklamimi dhe fama e tij mund të sjellin të ardhura të fuqishme në arkat e klubit bavarez, që në vitet e fundit ka qenë i tërhequr nga paraja e madhe. Fakti që Bejl është i lidhur me markën "Adidas", ashtu si dhe kampionët e Bundesligë­s, mund të shërbejë si një trampolinë për të nisur një aventurë të re në

karrierën e suksesshme të lojtarit. Gjithsesi, objektivi i Bajernit është të përfundojë me sukses transferim­in e Leroi Sanesë nga Mançester Siti. Një lëvizje që mund të përfundojë brenda kësaj jave sipas mediave gjermane, që e bëjnë fakt të kryer këtë operacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania