Panorama Sport (Albania)

Junajtid, sulm final për Eriksenin

“Spërsat” ulën çmimin, ofertë “in extremis” për danezin në vitin final të kontratës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid po merr parasy sh bërjen e një oferte në orët e fundit të merkatos për Kristian Eriksenin e Totenhemit. Sipas “Sky Sports”, klubi i “djajve” do tentojë të transferoj­ë mesfushori­n danez, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Spërsat, pavarësish­t largimit apo jo të Pol Pogbasë këtë verë. 28vjeçari shikohet si pasardhësi i Ander Herrerës në “Old Trafford”. Presidenti Daniel Levi kërkonte 130 milionë paund për kartonin e fantazisti­t të tij në fillim të merkatos, por duke ndierë rrezikun se mund ta humbasë me parametër zero verën e ardhshme, i ka përgjysmua­r pretendime­t. Dhe tani Mançester Junajtid është gati të ofrojë gjysmën e kësaj shifre. Totenhemi ka qenë në diskutime me Realin e Madridit, por Zinedin Zidan preferon Pogbanë përpara Eriksenit, i cili nuk e ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperienc­ë të re. Gjithsesi, gjigantët spanjollë e kanë kanalizuar interesin e tyre më shumë drejt Doni van de Bekut të Ajaksit gjatë ditëve të fundit. Dy ditë më parë, “DailyMail” zbulonte se nënkampion­ët e Europës ishin të gatshëm që të pranonin edhe një ofertë deri në 50 milionë paund për Eriksenin.

FERNADEZ-LO SELSO Totenhemi ka arritur akordin personal me mesfushori­n e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandez, por për portugezin ka bërë një ofertë prej 56 milionë paundësh gjatë këtyre orëve, e cila është refuzuar. Sportingu i ka

bërë me dije se nuk e shet yllin 24-vjeçar për më pak se 64.5 milionë sterlina. Ndërkohë që londinezët vijojnë bisedimet edhe me mesfushori­n argjentina­s të Real Betisit, Xhovani Lo Selso. 15 milionë sterlina janë ato që ndajnë dy klubet nga arritja e marrëveshj­es.

Betisi kërkon 65 milionë paund, ndërkohë që oferta e deritanish­me e anglezëve nuk i ka kaluar 50 milionët. Poçetino duhet të nxitojë, sepse merkato në Angli mbyllet ditën e nesërme në orën 17:00 me orën e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania