Panorama Sport (Albania)

Raiola përdor Juventusin, presion Realit për Pogbanë

- REALI-

Mino Raiola kërkon ta largojë Pol Pogbanë nga Mançester Junajtid dhe po tenton të bëjë gjithçka që ajo të realizohet. Agjentit italian i kanë mbetur shumë pak orë për ta shitur, edhe pse duket e pamundur që “djajtë” ta lënë francezin të largohet. Ai ka vendosur që të përdorë Juventusin në mënyrë që Reali i Madridit të zgjohet dhe të bëjë një sulm final për francezin. Sigurisht që mesfushori dhe vetë agjenti kanë një raport të shkëlqyer me bardhezinj­të dhe me Torinon, por plani i tij i parë është të luajë në Madrid. Nëse kjo nuk do të realizohet, atëherë mund të rikthehet në Itali. Fabio Paratiçi gjendet në Itali prej disa ditësh dhe kërkon të mbyllë disa çështje të merkatos (shkëmbimi DaniloKans­elo u krye). Nuk përjashtoh­et mundësia që ai hidhet në sulm për Pogbanë, por në Spanjë janë të sigurt se bardhezinj­të nuk kanë milionat për ta afruar kamkërkon e botës.

Florentino Perez është i qetë dhe mendon se kjo është strategji e Raiolës dhe agjenti nuk ka asnjë qëllim për ta rikthyer futbollist­in te Juventusi. Megjithatë, Reali nuk po bën asnjë lëvizje për të afruar Pogbanë. Fillimisht

që të zgjidhë çështjet e tjera që ka në skuadër për largimin e Bejlit dhe Hamesit. Emrat që pëlqehen më shumë në Madrid janë ai i Van de Bekut dhe Eriksenit, duke qenë se Mançester Junajtid kërkon 170 milionë euro për ta lënë të lirë Pogbanë. “Galakpioni­n

tikët” kanë shpenzuar 300 milionë euro në këtë merkato dhe nuk kanë ndërmend që të bëjnë një çmenduri të tillë. Pogba do të vazhdojë të jetë një temë e rëndësishm­e edhe pas mbylljes së merkatos në Angli, pasi skuadrat e Premier Ligës mund të shesin lojtarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania